Kadriu: Projekti i lumit “Baja”, ndër më të rëndësishmit që po realizohet nga Komuna e Gjilanit

15.11.2014 (komentet: 0)

 

 Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, kanë vizituar sot punimet në rregullimin e shtratit të lumit Baja.

 

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka vlerësuar se ky është njëri nga projektet më të rëndësishme që po realizohet nga Komuna e Gjilanit, të cilës i prin kryetari Lutfi Haziri.

“Ky është njëri nga projektet e rëndësishme infrastrukturore të Komunës së Gjilanit në rregullimin e shtratit, përkatësisht kanalizimi atmosferik të lumit “Baja” që ka qenë zonë shumë problematike, posaçërisht kur ka të reshura dhe gjatë dimrit, dhe me këtë punë që është duke u bërë, kjo pjesë e qytetit do të jetë definitivisht e stabilizuar dhe nuk do të jetë e rrezikuar më nga ujërat e tepërta të “Bajës” dhe nga të reshurat që këtë vit i kemi pasur me bollëk”, ka thënë Kadriu.

Nga ana e tyre, qytetarët e janë shprehur të kënaqur me kualitetin e punëve që po bëhet në terren me dhe i janë mirënjohës Komunës për realizim të projektit sepse do jetojnë të qetë edhe atëherë kur bie shi, /kokajnet/

Projekti në fjalë ka një gjatësi prej 480 metrash vlera e të cilit është 132 mijë euro, që nis prej rrugës “Abdullah Presheva” për të vazhduar deri tek burimi i lumit “Baja”.

Ndërtimi i kanalizimit atmosferik është faza e dytë e punimeve në rregullimin e lumit “Baja”, meqë më herët ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të kanalizimit fekal dhe me këtë kompletohet infrastruktura nëntokësore e tij në këtë pjesë të qytetit.

Kthehu mbrapa

Shto koment