Kadri Veseli pret fitore dhe rikthim të PDK’s në Gjilan me Zenun Pajazitin kryetar

13.09.2017 (komentet: 0)

Sot kryetari PDK-së, Kadri Veseli ka zhvilluar takim me Shtabin Zgjedhor të PDK-së në Gjilan dhe me kandidatët për Asamble komunale.

Gjithë takimin e karakterizoi fryma pozitive dhe vullneti shume i madh për ta rikthyer fitoren e PDK-së, në krye me kandidatin për kryetar Zenun Pajaziti, njofton sektori për Informim i Shtabit Zgjedhor të PDK-së së Gjilanit.

 

 

Në fjalën e tij, Shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, Riad Rashiti, theksoi se optimizmi për fitoren e PDK-se është kthyer, sikur në vitin 2007. PDK është alternativa e vetme serioze dhe zhvillimore për qytetarët e Gjilanit.

Kryetari i Degës, njëherësh edhe Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjilanit Zenun Pajaziti, i falënderoi strukturat e PDK-së, për përkushtimin maksimal dhe punën intensive që po e bëjnë çdo ditë në teren, për ta rikthyer dinjitetshëm fitoren e PDK-së në Gjilan. Kryetari Pajaziti, theksoi se me fitoren e PDK-së, do të fitojnë të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallim.

Në fjalën e tij, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ofroi mbështetje të pa rezervë, në të gjitha drejtimet, sipas tij, për kryetarin e ardhshëm të komunës së Gjilanit Zenun Pajaziti.

Duke diskutuar për zhvillimet e fundit, Kryetari Veseli u shpreh se qytetarët e Gjilanit, nuk duhet te manipulohen nga propagandat folklorike, që nuk kanë qëllime të mira për Kosovën.

Gjithashtu, ai përmendi edhe dështimet e shumta të kryetarit aktual, gjatë mandatit të tij qeverisës, duke theksuar se Gjilani meriton të udhëhiqet nga një kryetar që bashkë ndjenë problemet dhe nevojat e të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment