Joe DioGuardi përkrah kandidaturën e Faton Bislimit (Video)

31.10.2013 (komentet: 0)

LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE PERKRAHE KANDIDATUREN E FATON BISLIMIT PER KRYETAR TE GJILANIT

Ish-Kongresisti dhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, ka dhënë një deklaratë përmes së cilës mbështet fuqishëm Faton Bislimin për kryetar të Gjilanit. Mos harroni se ai nuk i përket asnjë partie politike, ai ka mbështetjen e disa prej tyre, por ai po garon si kandidat i pavarur ashtu siç kishte bërë atëherë kur isha unë me të para pesë apo gjashtë viteve. Ai garoi si kandidat për kryetar të Gjilanit, ai nuk fitoi , por mori shumë vota. Unë shpresoj që këtë herë ju të gjithë do të bëni çfarë është e mundur që Faton Bislimi të jetë kryetari i juaj. Zoti ju bekoftë përfundon deklarata e zotit DioGuardi.

Linku për Video-Mesazhin e kësaj deklarate: 

“Ne e kemi njohur Faton Bislimin që nga viti 2002. Mua më kujtohet dita kur ai më dërgoi një email nga Teksasi, gjatë kohës sa ishte student në Texas Lutheran University, një student i dalluar me të gjitha notat 10-she, një individ shumë inteligjent. Ai kishte dëgjuar për lobin tonë në Ëashington, lobi shqiptarë, ai kishte parë videot tona në Youtube dhe më tha që donte që të na ndihmonte. Kështu ne u njoftuam me Fatonin në qershor të vitit 2002 shkruan Joe DioGuardi, raporton rajonipress.
Brenda një viti Fatoni filloi të përfaqësoj para të rinjve të Evropës pavarësinë e Kosovës. Ai e përdori rezolutën që ne e kishim sponsorizuar në vitin 1992 me Tom Lantos për pavarësinë e Kosovës si tregimin e tij për t’a prezantuar para të rinjve të Evropës në dy konferenca, njëra në Bruksel, dhe tjetra në Pragë. Ne e përkrahëm Fatonin sepse ai na bindi mua dhe Shirleyn që kjo ishte diçka e rëndësishme, dhe befasia për neve ishte se prezantimi i tij u zgjodh si prezantimi numër një këto konferenca. Ai ishte shqiptari i vetëm në mesin e të rinjve evropian. 
Ne e kemi njohur Fatonin për një kohë të gjatë, në fakt pas kësaj ne e filluam një aktivitet në Kosovë ku Fatoni mori përsipër mbledhjen e një milion nënshkrimeve, nënshkrimi, për pavarësinë e Kosovës. Ne i’a dërguam këto nënshkrime kryetarit Henry Hyde i cili pastaj ia dha këto nënshkrime Presidentit Bush. Kjo ishte një vit para se Kosova të bëhej e pavarur me 17 shkurt 2008, ne i mblodhëm një milion nënshkrime. Edhe këtë mund t’a shihni në Youtube. 
Fatoni ka një histori të gjatë me mua dhe Shirley. Ai iu bashkua delegacioneve tona në Malin e Zi dhe erdhi në Ëashington shumë herë. Ai poashtu më ftoi mua dhe Shirley në Universitetin e tij, në Halifax, Nova Scotia të Kanadës, për të prezantuar në konferenca ndërkombëtare. Aty kishte njerëz nga e gjithë Evropa të cilët ndoqën fjalimin tim dhe të Shirleyt për Kosovën dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Çka do të thotë për Gjilanin që të ketë Faton Bislimin si kryetar? Ah, po, çdo herë që kemi ardhur në vendlindjen e Fatonit në Gjilan, ne kemi takuar prindërit e tij, motrat Dafinën dhe Drenushën. Fatoni poashtu aranzhonte që gjatë vizitës tonë ne të takoheshim me liderët e Preshevës me qëllim që ne të dëgjonim problemet që i kishin. Pra, Fatoni është i preokupuar me shqiptarët, e Kosovës dhe Preshevës, dhe tani ai në Gjilan dëshiron të sjellë një cilësi të jetës për qytetarët, të atillë që ai e ka parë në Amerikë dhe Kanada. 
Kjo është përse unë e përkrahi Faton Bislimin për kryetar të Gjilanit. Unë nuk jam duke e bërë këtë për dikë tjetër dhe nuk jam i përfshirë në politikë në Ballkan, por unë besoj shumë në atë që Fatoni e ka bërë që nga viti 2002 për të ndihmuar lobin tonë në Ëashington, për atë që ai ka bërë për mua dhe Shirleyn për të prezantuar Kosovën në Evropë, veçanërisht për pavarësinë e Kosovës, dhe për atë që unë e kam parë - një student shembullor. Mos harroni ai shkoi nga Texas Lutheran University në Universitetin e Harvardit, një gjë jo e lehtë për ta bërë. Ai magjistroi me dy diploma nga Harvardi dhe tani është në Kanada në studimet e doktoraturës. 
Fatoni është shumë i zellshëm, njerëzit thonë që unë jam i zellshëm, por ai është po aq i zellshëm sa unë. Ai punon shumë, rri deri vonë dhe këtë e keni parë gjatë fushatës. Kur unë e thërras në ora një në mëngjes me kohën tuaj, që i bie në ora 19 me orën tonë, ai është ende i zgjuar. Ai kalon 18 orë në punë. Kjo tregon se çfarë kryetari do të jetë ai për Gjilanin. Ai është punëtor, inteligjent, ai është i sinqertë, ai beson në kauzën e shqiptarëve dhe ai natyrisht beson që të sjellë një jetë më të mirë në qytetin e tij ku ka lindur dhe është rritur. 
Kështuqë unë jap rekomandimin më të madh personal për Faton Bislimin dhe shpresoj që qytetarët e Gjilanit do të kuptojnë sakrificën që ai po e bënë. Ai e ka lënë fëmijën e tij të dytë me gruan e tij Norën në Kanadë deri sa të kthehen edhe ata në Gjilan në javët në vijim. Fëmija i tij i dytë vetëm sa ka ardhur në jetë para pak javësh. Unë e admiroj Fatonin për dëshirën e tij për të bërë këtë sakrificë, për dëshirën e tij që të kthehet në Kosovë për t’a bërë Kosovën një vend më të mirë. Ai dëshiron të filloj në Gjilan, kështuqë unë ju lutem që të bëni çdo gjë që ju mundeni për të dalur në ditën e zgjedhjeve për të votuar Faton Bislimin për kryetar tuajin. 
Qytetarë të Gjilanit, jo vetëm që duhet të votoni ju, por siguroheni që edhe fqinjët tuaj të votojnë kështuqë ne të kemi një fitore të madhe, duke bërë kështuqë njerëzit e Gjilanit të dërgojnë një mesazh të fuqishëm liderëve të korruptuar që janë në Kosovë sot, të cilët po dëshirojnë që pjesën veriore të Kosovës t’ia japin prapë Serbëve. Neve nuk na duhet një Srpska tjetër, ky ishte gabimi më i madh që Hollbruku e bëri në Marrëveshjen e Dejtonit. Ai i la shqiptarët larg tavolinës dhe tani kemi një Srpska që është nën kontrollin e Beogradit, dhe jo Bosnjës. Ajo që po ndodh sot në pjesën veriore të Kosovës është gabim. 
Siç e dini ne mbajtëm një seancë në Ëashington, unë dhe Shirley, dhe ne nuk duam që kjo t’i ndodhë Kosovës. Të jeni të sigurt që Faton Bislimi i kupton të gjitha këto çështje kombëtare, por me më rëndësi është që ai është i Gjilanit dhe dëshiron të jetë kryetari i juaj. Ky mendoj do të jetë një fillim i ri i të menduarit të pavarur, ku shqiptarët e rinjë kthehen në Kosovë për të sfiduar partitë e tanishme të cilat nuk po e bëjnë punën si duhet.
Mos harroni se ai nuk i përket asnjë partie politike, ai ka mbështetjen e disa prej tyre, por ai po garon si kandidat i pavarur ashtu siç kishte bërë atëherë kur isha unë me të para pesë apo gjashtë viteve. Ai garoi si kandidat për kryetar të Gjilanit, ai nuk fitoi por mori shumë vota. Unë shpresoj që këtë herë ju të gjithë do të bëni çfarë është e mundur që Faton Bislimi të jetë kryetari i juaj. Zoti ju bekoftë,” përfundon deklarata e zoti DioGuardi. 

Kthehu mbrapa

Shto koment