Jep dorëheqje drejtori i Shkollës së Artit Pamor, Avni Behluli

15.04.2014 (komentet: 0)

Avni Behluli, drejtor i Shkollës së Artit Pamor në ciklin e mesëm të lartë, sot ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e drejtorit për shkak të gjendjes së krijuar atje, të cilën e ka aprovuar kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri.

 

Kopjen fizike të dorëheqjes, drejtori Behluli e ka dorëzuar në Zyrën e Kryetarit para pak çastesh.

Me dorëheqjen e tij, gjendja në këtë shkollë është kthyer në normalitet dhe është tejkaluar ngërçi i krijuar atje për disa ditë me radhë.

Behluli poashtu e ka informuar edhe Drejtorinë Komunale të Arsimit me vendimin që e ka marrë sot në lidhje me pozitën e tij. 

Kthehu mbrapa

Shto koment