Januzi: Gjilani po shndërrohet në punishte, nga projekte të shumta që kanë filluar

06.07.2015 (komentet: 0)

 

 

Gjilan, Drejtori i Drejtorisë për Zhvillimit Ekonomik, Ismajl Januzi, në një konferencë për media ka prezantuar punën dhe angazhimet e këtij dikasteri me rëndësi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, që ka dinamikë dhe punë të ndryshme në funksion të zhvillimit në Komunën e Gjilanit.

 

 

Januzi, me këtë rast e ka shpallur të mbyllur panairin regjional “Gjilani 2015”, i cili është mbajtur për tri ditë me radhë në qendrën e qytetit të Gjilanit.  

 

“Shpall të mbyllur panairin regjional “Gjilani 2015”, i cili është mbajtur për tri ditë me radhë në qendrën e qytetit të Gjilanit me pjesëmarrje të bizneseve nga i gjithë regjioni i lindjes dhe me produkte të ndryshme që prodhohen në këtë anë. Në si drejtori kemi bërë përgatitjet maksimale për këtë ngjarje, ku të kënaqur me organizimin kanë qenë edhe bizneset pjesëmarrëse”, tha ndër Januzi, duke potencuar se gjatë vitit po planifikojmë të organizojmë panaire të tjera si për mjaltin gjatë vjeshtës, por edhe për biznese dhe zeje të fushave të ndryshme prodhuese.

 

Nga konferenca e donatorëve ku janë prezantuar katër projekte që është fjala për projektin e impiantit të ujërave të zeza, ndërrimin e gypave të ujësjellësit, ndërtimin e parkut industrial dhe ndërtimin e objektit të Administratës komunale.

 

“Në Komunën e Gjilanit këtë vit kemi mbajtur konferencën e donatorëve, ku prezantimet e projekteve i kanë bërë 11 Komuna të këtij regjioni, ku pjesëmarrës ishin edhe donatorë dhe qeveri të ndryshme pjesëmarrëse të Bashkimit Evropian, ku ne si Komunë kemi konkurruar me katër projekte por jetik është projekti për Impiantin, i cili planifikohet të ndërtohet në fshatin Uglar dhe ka një kosto shumë të madhe por është me interes për Gjilanin dhe më gjerë”, ka potencuar ai.

 

Sfidë dhe një problem i madh për Komunën e Gjilanit dhe brengë për Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik është rrjeti i ujërave të zeza në zonën urbane, që sipas drejtorit Januzi, kjo kërkon kosto të lartë dhe projekte të shumta që Gjilanin ta shndërrojnë në një punishte të vërtetë.

 

“Problem shumë i madh për neve si drejtori, por për Gjilanin në përgjithësi, është rrjeti shumë i vjetruar i kanalizimit në zonën urbane në Gjilanit. Pastaj në rrjetin e ujësjellësit që është i punuar kryesisht me gypat e azbestit në pjesën dërmuese të zonës urbane, e që për shkak të vjetërsisë që kanë dhe zgjerimit shumë të madh të qytetit tashmë janë të paqëndrueshëm. Kemi ndërruar një pjesë të madhe që nga ish fabrika e Baterive deri në qendrën e qytetit dhe do të vazhdojmë me ndërrimin e gypit të ujësjellësit edhe në rrugën nga qendra e qytetit në drejtim të Prishtinës, pasi në këtë pjesë do të bëhet edhe rrjeti i ujërave atmosferike, kanalizimit, instalimi nëntokësor i kabllit për ndriçimit publik në këtë pjesë, rregullimi i trotuari dhe asfaltimin e rrugës”, ka thënë ai.

 

Edhe në sektorin e mbeturinave dhe trajtimit të tyre, drejtori Januzi ka bërë të ditur me partneritetin me GIZ Gjerman ka filluar hartimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave.

 

“Në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ, kemi filluar hartimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, respektivisht fillimin e ndarjes dhe krijimin e kushteve për riciklim e mbeturinave. Nisim me lagjen “Dardania”, e më pas edhe për lagje të tjera. Ky projekt është në një vlerë rreth 50 mijë euro për këtë lagje ku do të shpërndahen kontejnerët, donacion nga kompania “Schaffer” nga Gjermania. Kurse, nga fillimi i shtatorit do të bëhet edhe në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit”, ka spikatur ai ndër të tjerash.

 

Ndryshe Januzi ka bërë të ditur se kjo drejtori është duke punuar edhe në shumë fusha.

 

“Jemi duke punuar edhe në Partneritetin Publiko – Privat që pritet të nis në kompleksin e shkollave të mesme, është bërë pastaj kërkesa për PPP për palestrën e sporteve, shkollën e mesme bujqësore “Arbëria” etj”, tha Januzi duke njoftuar se janë në pritje të vlerësimit të ofertave tenderuese te kampusi i shkollave të mesme.

 

“Komuna e Gjilanit, e mbështetur edhe nga Ministria e Financave ka arritur që të jetë e përzgjedhur në dy programe shumë të rëndësishme. Projekti i parë është Soft Loan, me Ministrinë e Financave të Austrisë, që mundëson marrjen e kredive me 0 % interes për 20 vjet ndërsa, projekti i dytë është për efiçiencë të energjisë që jemi të përzgjedhur në mesin e katër Komunave të Kosovës nga banka Gjermane KfW, poashtu me norma dhe kushte jashtëzakonisht të mira. Dy programet janë një përmirësim i dukshëm i jetës së qytetarëve, por edhe i kursimit të energjisë dhe shëndetit në të njëjtën kohë”, tha në njoftimin e tij Januzi.

 

Rëndësi e veçantë nga drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, i është dhënë Ndërmarrjes së Tregut, ku është mbajtur konsultim publik me të gjithë tregtarët që operojnë aty në atë zonë dhe pritet që ndërtimi të nis gjatë këtij viti.

 

Poashtu Qendra e Biznesit që është në kuadër të kësaj drejtorie, do t’i kthehet vërtetë bizneseve të Komunës së Gjilanit, përmes promovimeve, njoftimit, ftesave të ndryshme, përgatitjes së programeve, thirrjes së donatorëve, por që do të jetë një dritare e fuqishme edhe përmes formës elektronike në ueb faqen zyrtare të Komunës së Gjilani.

 /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment