Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

05.01.2016 (komentet: 0)

Izmi Zeka që nga nesër mund të fillojë punën si zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Portali Kokaj.net , ka mësuar se Zeka në këtë post tani më është emëruar nga kabineti qeveritar dhe se ai mund ta nis punën që nga nesër.

I kontaktuar nga Kokaj,net , për të konfirmuar këtë, Zeka e ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë se e ka vendimin dhe se qysh nesër mund të nis punën në këtë detyrë të re për të.

 

Përndryshe, Zeka edhe më parë ka qenë në një post të tillë të zëvendësministrit, por në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkohë që për disa vite ka drejtuar Degën e PDK-së në Gjilan, ka qenë edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe aktualisht eshtë anëtar i këtij Kuvendi. 

Kthehu mbrapa

Shto koment