Ismet Azizi - njeriu ynë për të cilin duhet të votojmë

27.10.2013 (komentet: 0)

Zgjedhjet po afrohen dhe kësaj radhe Kokajt kanë një arsye më shumë për të votuar. Zgjedhjet komunale të këtij viti, që do të mbahen më 3 nëntor, duhet të sjellin ndryshime në pushtetin lokal. Në listën e kandidatëve të paraqitur është edhe Ismet Azizi nga Kokajt.



Prandaj, votuesit nga Kokajt, pos që kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të patjetërsuar demokratike, kësaj radhe ata do të kenë edhe rastin që të votojnë për njeriun e tyre. Fakti që Ismet Azizi është nga Kokajt dhe që është familjarisht i afërm i jonë nuk është arsyeja e vetme për ta votuar. Siç e dimë ekziston një varg arsyesh tjera. 

Të gjithë ne duhet ta kemi parasysh që Ismeti është profesionalisht i kualifikuar, intelektualist i ngritur dhe që ka shprehur dëshirë të marrë përgj
egjësi për të na përfaqësuar në pushtetin komunal. Puna e Ismetit në fushën e arsimit është dëshmi për suksesin e tij. Të gjithë ne e njohim Ismetin edhe si prind, kushëri dhe të afërm tonin i cili gjithmonë është i gatshëm për të na ndihmuar. Nuk ka asnjë bazë që të dyshojmë në gatishmërinë dhe aftësitë e Ismetit. Duhet të jemi të bindur që ai do të na përfaqësoj me dinjitet dhe sukses. 


Kësaj radhe, në këto zgjedhje nuk do të fitoj vetëm Ismetit por të gjithë ne. Nga shumë punët që do t’i kryej Ismeti gjatë mandatit të ardhshëm në Asamblenë komunale të Gjilanit, ai me rrogën e tij do të ndihmoj financiarisht edhe nji studentë nga Kokajt me  50 euro  ose  dy nxënës me nga 25 euro në muaj. 
Megjithatë përfitimet tjera tonat do të jenë më të mëdha. Për herë të parë do të kemi njeriun tonë në pushtet lokal. 

Prandaj, fitorja e Ismetit do të jetë edhe fitore e jona. Nga mobilizimi jonë për të votuar Ismetin ne do të tregojmë aftësitë tona të organizimit. Ky është një rast i mirë për të sprovuar rrethin tonë të prejardhjes së përbashkët dhe shoqërisë. Ky është një rast i mirë për të gjithë ne që të tregojmë fuqinë tonë. 

Duke patur parasysh këto fakte ne duhet patjetër të mobilizohemi dhe me 3 nëntor të dalim në mënyrë masovike për të votuar për Ismet Azizin i cili në kuadër të “Iniciativës qytetare’’, garon nën petkun e AKR-së. Në listën e votimit, AKR është me numër 89 kurse emrin që duhet ta votoni është Ismet Azizi me numër 16.

Kthehu mbrapa

Shto koment