Ismet Azizi - kandidati juaj në zgjedhjet e 3 nëntorit

22.10.2013 (komentet: 0)

Zgjedhjet komunale të këtij viti që do të mbahen me 3 nëntor duhet të sjellin ndryshime në pushtetin lokal. Qytetarët e Gjilanit me të drejtë shpresojnë se këto ndryshime do të ndodhin edhe në komunën e tyre.

 

Ismet Azizi

 

Në mesin e shumë kandidatëve të paraqitur në shumë parti dhe koalicione është edhe Ismet Azizi. Dekada me radhë Ismet Azizi ka punuar në shkolla të ndryshme të komunës së Gjilanit. Me punën e tij të zellshme dhe profesionale Ismeti gjithmonë ka qenë shembull i arsimtarit dhe pedagogut sipëror.

Punën e tij, sot e vërtetojnë gjenerata të shumta të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme ku ka qenë i angazhuar Ismet Azizi në mësimdhënie. Sot, numri i studentëve dhe profesionistëve që janë aktiv në shumë fusha, e që dikur ishin nxënës të Ismetit, është i madh. Këta profesionist qëndrojnë fuqishëm si dëshmi e punës së suksesshme të Ismet Azizit.

Ismet Azizi, për arsye të suksesit, është bërë arsimtar i preferuar jo vetëm i nxënësve dhe i prindërve të tyre por edhe një numri të gjërë të njerëzve në komunën e Gjilanit. Ai është shembull edhe si prind dhe mik që u është gjetur njerëzve duke u ofruar ndihmë në momentet e vështira.

Ismeti, gjatë punës së tij shumëvjeçare, ka krijuar respekt edhe ndër kolegët e tij. Me punën dhe sjelljet e shkëlqyeshme të një pedagogu të mirëfilltë, Ismeti ka treguar aftësi edhe në fushat tjera organizative që përfshijnë aktivitetet e shkollave. Ai, poashtu, në mënyrë të palodhshme, është angazhuar me shkrime dhe analiza në media të ndryshme ku ka paraqitur pikëpamjet e tija profesionale duke mbrojtur vlerat e mirëfillta të shoqërisë sonë.

Ismet Azizi në ditët e rinisë së tij të hershme ka treguar interesim dhe aftësi menaxhuese. Gjatë studimeve, duke qenë student i dalluar në Universitetin e Prishtinës, është zgjedhur Prodekan – Student i Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore. Në këtë post të rëndësishëm udhëheqës, Ismeti, vite me radhë, ka dëshmuar edhe aftësi administrative dhe teknike. Më vonë, duke qenë i angazhuar në aktivitete sportive, këto aftësi ai i ka aplikuar edhe në ditët më të vështira që përjetonte Kosova e okupuar. Për një kohë të gjatë Ismeti ka qenë kryetar i klubit volejbollistik “Drita”.

Ismeti na është i njohur edhe për faktin e zbatimit praktik të arritjeve teknologjike dhe atyre të mediave elektronike në procesin e mësimdhënies. Abaz Ajeti është e vetmja shkollë që ka ueb site-in e vet qe tri vite. Ismeti është nga themeluesit e këtij ueb-site dhe është administrator i tij. Ky aktivitet i suksesshëm i Ismetit ka rezultuar në mënyrë tejet pozitive në ngritjen e nivelit arsimor dhe në përgatitjen arsimore të nxënësve.

Ismet Azizi dallohet duke marrë pjesë rregullisht në aktivitetet e lira që organizohen në mesin e tij punues. Ai, me punën e tij të palodhshme, ka arritur rezultate lakmuese me seksionin Gjeografët e Rinj. Nxënësit e tij, të angazhuar në këtë seksion, kanë korrur suksese të mëdha në komunën e Gjilanit, në rajon dhe në nivelin e Republikës së Kosovës.

 

Ismet Azizi është i njohur edhe për publikun e gjerë në Kosovë pasi që luan rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe pasurimin e seksionit shqip të Wikiepedia-s. Ismeti është themelues dhe administratori kryesor i ueb faqes të njohur në komunën e Gjilanit, www.kokaj.net. Ai, poashtu, është aktiv me paraqitje të shkrimeve dhe analizave në ueb sajtin zemrashqiptare por edhe në ueb faqet tjera të Kosovës dhe më gjërë.

 

Duke i patur parasysh këto kualitete, Ismeti është kandidat serioz për asamblenë komunale të Gjilanit. Angazhimi i tij në asamble do të sjell ndryshime në sistemin e arsimit i cili është duke çaluar qe sa kohë. Ismeti është zotuar se, me zellin dhe eksperiencën që ka, do të angazhohet seriozisht në ndryshimet e nevojshme të arsimit në komunën e Gjilanit.

Të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm për krizën në të cilën është zhytur arsimi i cili është segmenti kryesor i përparimit të gjithëmbarshëm shoqëror. Të gjithë janë të pajtimit se duhet bërë ndryshime në sistemin e arsimit dhe administrimit të shkollave në Gjilan.

Askush nuk duket të jetë më i përgatitur se Ismet Azizi për t’ju prirë ndryshimeve dhe për t’i quar ato deri në vend duke i udhëhequr në mënyrë të duhur.

Të gjithë qytetarët që janë të brengosur me këtë problem duhet besuar në kandidaturën e Ismet Azizit si alternativë të vetme të kësaj ekzistuese në komunën e Gjilanit. Askush nuk është në pozitë më të volitshme dhe askush nuk ka shprehur vullnet, dëshirë dhe bindje që të angazhohet në arsimin e komunës më shumë se Ismet Azizi. Askush nuk është më i përgatitur në aspektin profesional më shumë se Ismet Azizi.

Prandaj, me 3 nëntor, ata që janë për ndryshime, duhet të kenë besim në Ismet Azizin, i cili është duke garuar në kuadër të “ Iniciativës Qytetare” të AKR-së,  kurse emri tij është në numrin 16.     

Kthehu mbrapa

Shto koment