Ish-drejtorët mbeten pa punë

19.05.2014 (komentet: 0)

Drejtues të degës së PDK-së, tashti subjekt në opozitë në KK të Gjilanit, e kanë akuzuar kreun e komunës së po e shkel ligjin. Riad Rashiti, këshilltar i PDK-së në, ka thënë se kryetari Haziri nuk zgjedh formë për të diskriminuar dhe larguar nga vendet e tyre të punës, drejtorë, menaxherë, shefa të sektorëve, zyrtarë dhe shërbyes civilë të komunës, vetëm pse i përkasin një subjekti tjetër politik.

 

 

 

Sipas Rashitit, pushteti i ri, vetëm përmes njoftimit nga zyra e tij dhe pa asnjë procedurë tjetër ligjore, ka larguar nga vendi i tyre i rregullt i punës shërbyesit civilë, të cilët për një kohë ishin të emëruar në poste politike, duke filluar nga këshilltarja komunale Xhyzide Ismajli, ndërsa më parë ishte shërbyese civile në administratën e KK-së; po ashtu Gani Nezirin, zyrtar në Kadastër, Bahrije Mahmuti zyrtare në Urbanizëm, Nuhi Nuhiun zyrtar në Financa, Veton Nevzadi zyrtar për integrime, Bujar Nevzadi në sektorin e Arsimit.

Të gjithë këta janë pranuar me konkurse në vendet e tyre të punës dhe disa kanë punuar në ato vende që nga paslufta e këndej. Rashiti thotë se ata kishin bërë një ankesë dhe disave, të cilëve edhe iu është kthyer përgjigja pozitive për t’u kthyer në vendet e tyre të punës brenda 15 ditëve nga shqyrtimi i ankesave dhe marrja e vendimit të këtij komisioni, por që sipas Rashitit, Haziri ka marrë masa edhe ndaj komisionit e që sipas Rashitit, kjo është dëshmi se ai e ka politizuar komunën.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, është deklaruar më herët se ka marrë nga MAPL-ja përgjigje lidhur me këtë rast, dhe kjo ministri ka dhënë konstatimin e saj se KK i Gjilanit nuk ka mandat ligjor të nxjerrë vendime për ruajtjen e vendeve të punës së drejtorëve të drejtorive që janë pjesë e administratës komunale si dhe për nëpunësit civilë të administratës komunale që njëherësh janë zgjedhur anëtarë të Kuvendit Komunal.

Rashiti thotë se kësisoj nuk kishte vepruar PDK-ja kur e pati pushtetin, por se i kishte “rehatuar” ish-drejtorët, duke i sistematizuar ata.

Kthehu mbrapa

Shto koment