Isa Agushi: Nevzati po shpif, nuk e kërcënova

04.12.2013 (komentet: 0)

Gjilan – Isa Agushi këshilltar komunal dhe më i votuari në LDK tha për rajonipress se nuk është e vërtetë ajo çka ka deklaruar Bujar Nevzati. Unë as e kam fyer, as e kam kërcënuar atë.Është turp për të të trillon në këtë mënyrë. Unë kam fakte dhe kam dëshmitarë tha Agushi.

Isa Agushi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Bujar Nevzatit se është kërcënuar dhe fyer nga Agushi.

Isa Agushi i njohur me nofkën e luftën si komandant “Dardani” njëri nga kandidatët më të votuar në LDK tha për rajonipress se ato që po thotë Bujar Nevzati janë vetëm shpifje dhe trillime të tija.”Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar dhe nuk është e vërtetë që e kam fyer. Unë s`kam pasur asnjë arsyeje ta kërcënojë atë. Krejt çka i kam thënë atij janë fjalët e mija se të gjithë ata që kanë keqpërdorur do të përballen me drejtësinë” tha Agushi.

Agushi tha se për asnjë moment nuk e ka përdorur fjalën hajn e as që ka pasur revole me vete.”Vërtet po befasohem si është e mundur në këtë mënyrë një intelektual të dezinformojë publikun. Unë do të shkojë në polici bashkë me dëshmitarët dhe do t`i sqarojë të gjitha” tha Agushi./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment