7 Marsi dita e mësuesit

08.03.2015 (komentet: 0)

       

   Veteranë  të nderuar të arsimit, mësimdhënës dhe Ju të nderuar kontribuues në fushën e arsimit urime dita e mësuesit. Kjo ditë e shenjtë  për të gjithë ne e posaçërisht për  Ju që ngadhënjyet,  jo vetëm mbi zakonet prapanike,  por edhe mbi projektet e akademive që projektonin prapambeturi të përhershme për shqiptarët. Ju që edhe kur a mbyllën shkollat, shtëpitë i shndërruat në vatra të diturisë,  meritoni çdo respekt. Falë  punës tuaj dhe të gjeneratave para jush që tani nuk gjenden në mesin tonë, Kosova është shkëputur nga prapambeturit shekullore dhe i ka hy rrugës së zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

 

Por a thua a  e kemi sot gjendjen në arsim ashtu si duhet ta kishim?

Kemi ne sot shkolla e mësimdhënës,  nxënës e student,  punëtor e të disiplinuar, kreativ e të palodhshëm si në mësim dhe në aktivitete edukative jashtë procesit mësimor për lakmi.

 Mirëpo arsimin në Kosovë po e përcjellin edhe shumë dobësi që janë shumë të dëmshme për të ardhmen e këtij  vendi. Për shkak të organizimit jo të mirë në arsim që është pasoj e keqqeverisjes së vendit që ka prodhuar një situatë të rëndë  në përgjithësi.

 Sot cilësia në arsim përgjithësisht është  e ulët.  Për shkak të mungesës së mekanizmave mbikëqyrës  së punës në shkolla e fakultete.

Për shkak të mungesës së motivit të nxënësve dhe studentëve të cilët pas përfundimit të shkollimit nuk mund të gjejnë punë.

Për shkak të një ambienti të korruptuar që e ka kapluar Kosovën e që nuk e ka lënë pa prekur edhe arsimin.

Si pasoj e këtij  ambienti nuk dallohet punëtori nga i papuni. Puna ka shkuar aq larg sa që shpesh politikat e vlerësimit në institucionet private të arsimit i përcaktojnë pronarët e atyre institucioneve për përfitimet e tyre e jo të studentëve.   

Në Kosovë edhe pse nuk ka universitete private,  ka vetëm kolegje private. Shumica nga këto kolegje e përdorin në mënyrë të kundërligjshme mbishkrimin “universitet” për t’i mashtruar studentët, shkaku i përfitimeve materiale, ndërkohë që  askush nuk reagon.

Në Kosovë janë të identifikuara shumë institucione të arsimit të lart që kanë lëshuar diploma të falsifikuara. Janë identifikuar edhe bartësit e diplomave të fakultetit, e deri te doktoraturat por askush nuk po jep përgjegjësi.

Këto ditë u bënë publike 500 diplomat false të lëshuara nga Fakulteti i Biznesit në Pejë, për të qenë e keqja edhe më e madhe për këtë rast është të njoftuar, së paku qe dy vjet, Prokuroria në Pejë.

Ndërkohë poseduesit e këtyre diplomave punojnë në institucione të ndryshme të shtetit.

 Këta 500 falsifikator (posedues të diplomave) nuk janë  të vetmit që kanë diploma false. Falsifikime po bëhen gjithkah dhe në të gjitha nivelet, është folur për diplomat e lëshuara false në shkollën e lart të Gjakovës para disa viteve dhe rasti është heshtur. Edhe në Gjilan ka të punësuar me diploma të falsifikuara, madje edhe në vende udhëheqëse. Falsifikimet arrin   deri në disertacionet e doktoraturave. Kjo dukuri po përfundon me konstatimin se duhet të merren masa ndaj bartësve.  por masa konkrete dhe ndëshkuese nuk po ndërmerr askush.

Këto ditë gjatë një vizite zyrtare, të Komisionit Parlamentar të Arsimit, të njërit nga universitetet publike, rektori i universitetit,  na tha se njëri ndër prioritetet e tij,  është eliminimi i dukurisë së notimit të studente pa e pa profesori fare studentin.  

Një zyrtar i administratës së Universitetit të Prishtinës, dega në Gjilan, pasi ishte pezulluar nga puna në vitin 2014, me dyshimin për falsifikim të notave të studentëve, favorizimit të përfaqësuesve të organizatave studentore, duke i lejuar ata të hyn në provime pa e bërë pagesën e semestrave i kishte marr në shtëpi të gjitha dosjet e studentëve të cilat i ka kthye pas dy muajve vetëm pasi është kthye në vendin e punës.   Edhe në Shkollat e mesme ka probleme serioze me vlerësimin.

 

Dallim i madh i suksesit të nxënësve në gjysmë vjetorin e parë  me gjysmë vjetorin e dytë. Bazuar në të dhënat për vitin 2013 del se nxënësit janë 22 fish më të dobët në gjysmë vjetorin e parë se në gjysmë vjetorin e dytë. Prej 56.572 nxënës me 3 e më shumë nota të dobëta në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2013, në gjysmë vjetorin e dytë kanë mbetur vetëm 2527 nxënës në këtë kategori. Kthyer në përqindje i bie që 22 fish kishte nxënës më të dobët në gjysmë vjetorin e parë krahasuar me atë të dytin.

 Veteran dhe mësimdhënës të nderuar të arsimit, është e kuptueshme që koj gjendje nuk ju le të qet dhe është mirë që jeni të shqetësuar por shqetësimin duhet ta shndërrojmë në insistim madje nëse ka nevojë edhe në veprime konkrete për ta përmirësuar gjendjen në arsimimin e fëmijëve tonë .  Kështu ka thënë ,  Ismajl Kurteshi, koordinator i LVV dhe njëherësh anëtar i komisionit parlamentar për arsim në Kuvendin e republikës së Kosovës

Ndërkaq, Ilmi Ibrahimi, kryetar i veteranëve të arsimit për komunën e Gjilanit, falënderoi këtë iniciativë të Kurteshit dhe Vetëvendosjes, duke pohuar se në vazhdimësi kjo Lëvizje ka treguar kujdes për këtë kategori të rimti, duke kërkuar më pas që çështjen e punëtorëve të arsimit në periudhën 90-99 ta shqyrtojë dhe zgjidh Qeveria e Kosovës.

Maksut Maksuti, veteranë, ka thanë  se kjo kategoria e arsimit është nëpërkëmbur  dhe është nënçmuar, sepse tashmë ne jemi barrë vetëm për familjen , por edhe për shoqërinë. Ai ka fajësuar organet aktuale udhëheqëse se nuk po ndërmarrin diç në këtë drejtim dhe nuk po bëjnë më shumë për këtë kategori shumë të rëndësishme jetësore.

Me fjalimet dhe diskutimet e tyre kontribuuan edhe Asllan Grabovci, Nebi Morina. Hafzi Jusufi, Ragip Abazi, Hasan Matoshi, Qamil Murtezi, Sabit Demiri, Shefik Shkodra, Xhevat Nevzati, Qazim Kastrati Nebi Latifi e të tjerë.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment