28 Nëntori përcillet me krenari, dhembje dhe përkulje për ata që u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve

27.11.2015 (komentet: 0)

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka uruar qytetarët. Në mesazhin e urimit thuhet:

 

 

“Të dashur qytetarë të Gjilanit, më lejoni që në emrin tim personal dhe të të gjitha institucioneve të Komunës së Gjilanit, t’ju uroj nga zemraFestat e Nëntorit, shpalljene PavarësisësëShqipërisëdhe Ditën e Flamurit.

 

Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, ne respektojmë e nderojmë dëshmorët tanë si Mulla Idriz Gjilanin, Idriz Seferin, Agim Ramadanin, Zenel Hajdinin, Abdullah Preshevën, Musa Zajmin, e shumë dëshmorë e martirë të tjerë, të cilët sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë për të mirën e përgjithshme.

 

Në këtë ditë, poashtu, kujtojmë me dhimbje 70- vjetorin e masakrës së madhe të Gjilanit dhe ekspeditës ndëshkuese për shkak të përpjekjeve të luftës për liri, ku u masakruan mbi 8000 qytetarë, ose gjysma e popullatës së atëhershme.

 

Është dhimbje dhe përkulje e madhe për të gjithë këta dëshmorë, martirë dhe njerëz që vuajtën, por asnjëherë nuk u ndalën nëpërpjekjet e tyre për liri.

 

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Zoti ju bekoftë!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Kthehu mbrapa

Shto koment