I dhuron flamurin, e merr dhuratë Kuranin dhe një palë tespih

26.10.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me Kryetarin e degës së Gjilanit Rexhep Kadriun, nënkryetarin e AAK-së Ahmet Isufin dhe kryesinë e degës së Gjilanit, kanë vizituar Bashkësinë Islame në Komunën e Gjilanit, ku janë pritur nga Sylejman Osmani, kryetar i KBI-së në Gjilan.

Vizita është realizuar si rezultat i kërkesës së kryetarit të BIK-ut për takim me kryetarin Haradinaj për temat që i preokupojnë qytetarët e Kosovës. Siç njofton zyra e AAK-së , pas një prezantimi të Osmanit për gjendjen e BI-së në Gjilan, ai kërkoi nga Haradinaj që feja Islame në Kosovë të trajtohet si të gjitha konfeksionet tjera dhe të mos shihet me kompleksin e të qenit mysliman, por të krenohemi e mos të fshihemi si dhe duke mos I krahasuar me ekstremizmin fetar. Në këtë takim u tha se nuk duhet t’i përfshijmë të gjithë besimtarët e t’i krahasojmë me individ të caktuar të cilët shprehin ekstremizëm dhe pastaj fshihen prapa islamit.

 

Haradinaj, nga ana e tij, e mbështeti prezantimin e kryetarit të BIK, në Gjilan, Sylejman Osmanit dhe shfrytëzoi rastin që t’i sqarojë disa keqkuptime dhe keqinterpretime të cilat kanë qarkulluar mediave. Haradinaj ka prezantuar idenë që zyrtarët e Xhamive të cilët punojnë nëpër institucionet fetare të paguhen nga buxheti i shtetit. Kjo për arsye, siç tha ai, “që të drejtohemi drejt Bashkimit Evropian dhe jo nga Shtetet Arabe, me të vetmen arsye që për shkak që në Kosovë jetojnë shumica myslimane të kemi trajtimin e njëjtë sikurse konfeksionet tjera që jetojnë ne vendet evropiane”.

 

“Nëse zyrtarët që punojnë nëpër xhami do të trajtohen njëjtë dhe do të kenë kushtet e njëjta sikurse zyrtarët e konfeksioneve të feve të tjera në Evropë do të krijonim kushte më të mira dhe do të shkonim drejt Evropës me kushte më të mira. Kjo ka qenë ideja jonë edhe pse është e vështirë të shpjegohet para opinionit publik”, thuhet të ketë thënë Haradinaj, njofton Zyra e Informimit të AAK-së,Dega në Gjilan.

 

Përndryshe, Ramush Haradinaj në shenjë respekti i dhuroi Sylejman Osmanit një flamur kombëtar, ndërsa, Osmani i dhuroi atij, Kuranin në gjuhen shqipe dhe një palë tespih. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment