Hazirit i pëlqen puna që po bëhet rreth trotuarit nga Vlekinca deri te shkolla “Abaz Ajeti”

18.12.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori i Departamentit të Prokurimit Salih Kqiku, ka vizituar mbrëmë punimet që po realizohen në ndërtimin e trotuarit nga fshati Vlekincë e deri tek shkolla fillore “Abaz Ajeti”.

 

 

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve të trotuarit, i cili i ofron mundësi më të mira të qarkullimit për qytetarët e kësaj ane.

 

“Ky projekt është vazhdimësi e qindra projekteve që janë realizuar në kuadër të implementimit të katërshes së madhe të prioriteteve të Komunës së Gjilanit, ku hynë infrastruktura me të gjitha elementet përcjellëse. Ndërtimi i këtij trotuari iu mundëson qytetarëve që të qarkullojnë më lirshëm”, ka thënë Haziri.

 

Kryetari Haziri tha punimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në në vitin e ardhshëm, ku parashihen të realizohen projekte të mëdha në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

 

Ndryshe, projekti për ndërtimin e trotuarit nga shkolla “Abaz Ajeti” deri tek shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë është investim nga të hyrat komunale dhe kap vlerën e afro 140 mijë euro.

 

Ndërtimi i këtij trotuari ka qenë premtim publik i kryetarit Lutfi Haziri në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale, i cili tashmë po bëhet realitet

Kthehu mbrapa

Shto koment