Haziri viziton mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Rexhep Elmazi"

19.12.2014 (komentet: 0)

Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2014/2015 në Komunën e Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka qenë për vizitë në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

 

Me këtë rast, kryetari Haziri ka takuar mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke i përgëzuar për punën e mirë që po e bëjnë në edukimin e brezave të rinj dhe në këtë mënyrë do të përgatitet kuadro cilësore të cilët do të jenë shtyllat e resorëve të shtetit.


Poashtu, i pari i Komunës së Gjilanit ka bashkëbiseduar me nxënësit e kësaj shkolle dhe me këtë rast theksoi se arsimi është prioriteti i parë në qeverisjen e tij, duke shtuar se gjatë këtij viti është investuar me të gjitha kapacitetet komunale në këtë sektor për të krijuar mundësi më të mira për nxënësit tanë dhe për gjeneratat e ardhshme. /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment