Haziri viziton lagjen “Arbëria” në prag të nisjes së ndërtimit të trotuarit

15.11.2014 (komentet: 0)

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga këshilltari komunal Imet Rrahmani, ka vizituar sot lagjen “Arbëria”, dhe ka paralajmëruar fillimin e punimeve të trotuarit nga shkolla “Abaz Ajeti” deri tek shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Velekincë.

 

Me këtë rast, kryetari Haziri gjatë takimeve të shumta me qytetarët, tha se shumë shpejt pritet të nisin punimet për këtë projekt, të cilin e vlerësoi si një nga më të rëndëishmit të Komunës së Gjilanit për këtë vit, ngase do t’i krijoj qarkullim më të mirë qytetarëve të kësaj ane.

I pari i Komunës së Gjilanit, poashtu ka vizituar edhe të ashtuquajturin ‘park i gurit’ i nisur nga ish-qeverisja, projekt ky që do të revidohet nga Komuna e Gjilanit.

Ndryshe, projekti për ndërtimin e trotuarit nga shkolla “Abaz Ajeti” deri tek shkolla “Mulla Idriz Gjilani” është investim nga të hyrat komunale dhe kap vlerën e afro 140 mijë euro./ kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment