Haziri: Viti 2016, vit i investimeve dhe zhvillimit të Gjilanit dhe gjilanasve

01.01.2016 (komentet: 0)

  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga familja e tij, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët e drejtorive komunale, në natën e ndërrimit të moteve ka vizituar Policinë e Kosovës, Zjarrëfikësit, Spitalin Regjionale dhe Ndihmën e Shpejtë në Shëndetësinë Primare e më pas ka festuar në mesin e qindra qyetarëve të Gjilanit, të cilët ishin mbledhur para Teatrit të Qytetit, në ndezjen e fishekzjarreve nën atmosferen e krijuar të koncertit të madh festiv.

 

 

Kryetari Haziri me këtë rast ka thënë se viti 2016 do të jetë vit i Gjilanit dhe i qytetarëve të kësaj Komune të harruar prej kohësh nga investimet.

 

“Ndaj lajmin e mirë me të gjithë juve qytetarë të nderuar të Gjilanit, bashkëatdhetarë nga diaspora se viti 2016 do të jetë vit i zhvillimeve më të rëndësishme të pasluftës. Ky do të jetë vit i gjilanasve. Së bashku me miqtë e shumtë, donatorët e ndryshëm nga qeveritë botërore, së bashku me juve bashkatdhetarë dhe me qytetarët e Gjilanit, 2016-ën, do ta kemi vit të investimeve, sukseseve, punës dhe solidaritetit të përgjithshëm, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai ndër të tjerash në fjalën e tij para qytetarëve të shumtë të mbledhur në qendër të Gjilanit.

 

Haziri gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që kjo natë dhe këto ditë feste të kalohen në gëzim dhe mature gjatë festimit duke shtuar kujdesin në përdorimin e mjeteve piroteknike.

 

Për ndryshe, natë e mbrëmshme ka kaluar e qetë sipas institucioneve të sigurisë dhe shëndetit public, me disa raste të cilat kanë marrë ndihmën e mjekut në kohë të shpejtë.

Kthehu mbrapa

Shto koment