HAZIRI URON NXËNËSIT DHE MËSIMDHËNËSIT

31.08.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014-2015.

 

Në urim thuhet:“Pas pushimeve ju, të dashur nxënës, riktheheni në bankat shkollore për të filluar edhe një vit të ri, të etur për të nxënë dituri dhe përvoja të reja.

Këtë vit shumë fëmijë gjilanas nisin mësimin në klasë të parë, nisin rrugëtimin në botën e dijes dhe unë uroj, veçanërisht ata, e ju dëshiroj shumë sukses.

Po ashtu, duhet vlerësuar në piedestal punën dhe sakrificën e mësimdhënësve, të cilët edhe në kohët më të rënda të okupimit e mbajtën gjallë arsimin shqip.

Dua ta potencoj, po ashtu, se jam krenar me punën dhe përgatitjet e Drejtorisë Komunale të Arsimit të Gjilan, si dhe stafit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat e Komunës për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2014-2015.

Në nismë të vitit të ri shkollor, urime, përkushtim të plotë dhe sukses në rrugën e shkollimit tuaj”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Kthehu mbrapa

Shto koment