Haziri uron BIK-un dhe qytetarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

17.06.2015 (komentet: 0)

 

 Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani dhe gjithë qytetarëve të besimit islam. Në telegram thuhet:

 

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Sylejman Osmani,

Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit t’ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që sakrifica, toleranca dhe solidaritetit të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjithashtu, uroj që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t'iu përkushtuar Zotit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri

Kthehu mbrapa

Shto koment