Haziri u bënë apel qytetarëve që të paguajnë borxhet që kanë ndaj Komunës

16.07.2014 (komentet: 0)

 

Gjilan, 16 korrik 2014 - Task Forca për grumbullimin e borxheve që qytetarët i kanë obligime Komunës së Gjilanit të cilës i prinë shefi i Kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli, ka raportuar sot në mbledhjen e bordit të drejtorëve lidhur me punën e tyre.

 

Në këtë mbledhje u konstatua se shuma e borxhit që qytetarët dhe bizneset kanë ndaj Komunës nga e kaluara është mbi 11 milionë euro.

Për tatimin në pronë, obligimi i qytetarëve dhe bineseve është mbi 9.2 milionë euro, për taksa komunale obligimi është mbi 1.7 milionë euro, për të hyrat nga partneriteti publiko-privat borxhi është mbi 45 mijë euro, për qiratë nga pronat e Kuvendit Komunal borxhi është mbi 266 mijë euro, ndërsa për qiratë nga Inkubatori i Biznesit është borxhi është afro 7 mijë euro.

Kryetari Haziri është njoftuar po ashtu nga anëtarët e Task Forcës për grumbullimin e borxheve lidhur me formimin edhe të një komisioni në terren, të cilët u kanë dërguar vërejtje bizneseve dhe qytetarëve që nuk e kanë shlyer këtë obligim.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka apeluar qytetarët që të paguajnë borxhet ndaj Komunës, pasi tha se në këtë mënyrë do të ketë investime në fushat më të rëndësishme të jetës.

“Intensiteti do të rritet dhe kërkojmë shlyerjen e obligimeve në mënyrë që të vazhdohet me dinamiken më të madhe investimi në infrastrukturën komunale. Borxhet do të kthehen tek qytetarët përmes investimeve në rrugë, kanalizime, trotuare, aktivitetetet kulturore, sportive, bursat për student, programe bujqësore etj. Apeloj te të gjithë ata që kanë obligime të realizojnë këtë obligim qytetar në mënyrë që të punojmë bashkë më shumë”, ka thënë Haziri.

Kthehu mbrapa

Shto koment