Haziri takon menagjmentin e Spitalit Regjional te Gjilanit

27.12.2013 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim menagjmentin e Spitalit Regjional, nga i cili takim është konfirmuar bashkëpunimi i këtyre dy institucioneve mes vete për të mirën e qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi.

 



Me këtë rast U.D. i drejtorit të Spitalit, Abdylatif Latifi, ka uruar për detyrën kryetarin Haziri, duke thënë se bashkëpunimi nga ana e spitalit do të jetë në suaza të ligjit,  edhe pse ne si institucion jemi nën ingirencat e ministrisë së Shëndetësisë. 

“Gjithnjë do të jemi bashkëpunues mes vete sepse edhe ne atje në Spital, por edhe ju nga niveli lokale i qeverisjes kemi një të përbashkët, shërbimin e mirë për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, ka potencuar Latifi. 

Ndërsa kryetari Haziri ka falënderuar për këtë  vizitë uruese menagjmentin e këtij institucioni të rëndësishëm të shëndetësisë regjionale. 

“Ju jeni një prej shtyllave shumë të rëndësishme që kujdeseni për çdo ditë dhe 24 orë, për të mirën e qytetarëve të cilët kërkojnë shërbime në Komunën e Gjilanit. Më parë kam takuar edhe Policinë e Kosovës, Gjykatën etj., sepse bashkërisht të gjithë ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe këtë e kemi prioritetin e parë”, ka thënë Haziri. 

Gjithashtu ai ka paralajmëruar javës e ardhshme një vizitë në Spital për të vizituar të gjitha reaprtet atje. 

Kthehu mbrapa

Shto koment