Haziri: Sot, një e marte e zezë për Gjilanin!

30.09.2014 (komentet: 0)

 

Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri e ka quajtur ditë të rëndë ditën e sotme, pas informatës se një maturant gjilanas ka humbur jetën në Shqipëri ku ishte, bashkë me të tjerët, në ekskursion. Po ashtu edhe një lajm tjetër i rëndë ka pushtuar Gjilanin, pasi një gjilanas është vrarë në Siri.

 

Haziri në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar;

 

"Humbja e jetës së gjimnazistit gjilanas, i cili ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe i dashur për të gjithë, është një e martë e zezë për Gjilanin. Familja Selmani vërtetë ka një ditë të rëndë sot, por solidariteti, trupi ynë dhe e zemrat tona janë me ata, dhe me të gjithë gjimnazistët që kanë qenë për vizitë në Shqipëri. Po ashtu, sot kemi marrë lajmin tjetër të mortit, ku një 17- vjeçar nga fshati Uglar është kthyer i vdekur në vendlindje, në kohën kur familja e ka pritur që djali t’i kthehet me diplomë të shkollës së mesme prej Turqisë. Dëshiroj që lajmet të tilla të zeza mos të ndajmë asnjëherë. Lus familjet ta shtojnë durimin dhe lus Zotin t’i shpërblejë. LH"

Kthehu mbrapa

Shto koment