Haziri: S’ka tolerime për kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës

18.06.2016 (komentet: 0)

Çështje tejet të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve, të cilën e ka udhëhequr kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Në mbledhje u vlerësua lartë manifestimi pesëditor “Ditët e Lirisë së Gjilanit”, i cili ka kulmuar me ndarjen e mirënjohjeve të më të dalluarit e vitit për disa lëmi në Ditën e Çlirimit më 15 qershor.

Kryetari Haziri është informuar nga drejtorët përkatës lidhur me mbarëvajtjen e punimeve në kuadër të programit të katërshes infrastrukturore.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka kërkuar nga komisioni komunal që të vazhdojnë të bëjnë mbikëqyrje të rreptë të punimeve në projekte, derisa ka konfirmuar se kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës dhe afatit, do t’ju shkëputen kontratat.

“S’ka më asnjë lloj tolerimi për kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës”, ka thënë Haziri.

Në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për testin e dytë të maturës shtetërore, i cili u vlerësua lartë për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, pastaj për realizimin e projektit të dezinsektimit, sikur edhe për projektin e banimit social, respektivisht renovimin e shtëpive për familjet në nevojë,  ndërtimin e shtëpive të reja, si dhe pagesat e qirave për këtë kategori

Kthehu mbrapa

Shto koment