Haziri: Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret në qëllimin final - të jetojmë të bashkuar

06.05.2016 (komentet: 0)

 

 

Gjilan, 5 maj 2016 – Institucionet komunale në krye me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vënë sot kurora lulesh tek lapidari në Përlepnicë, në nderim të 31-vjetorit të rënies së dëshmorit Zija Shemsiu.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, tha se Zijahu na mësoi të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë.

 

 

“Kryengritja e Zija Shemsiut së bashku me bashkëluftëtarët e tij, ka bërë që jehona e madhe e rezistencës së tij, jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por në mbarë Kosovën, të merret si shembull i veprimtarit të madh i cili kryengritjen e çon deri në fund. Ai na mësoi të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë. Gjatë veprimtarisë së Zija Shemsiut, unë kam qenë i ri, por për veprimtarinë e tij unë kam mësuar nga babai e xhaxhai im” tha Haziri.

 

Ai shtoi se veprimtaria e tij atdhetare i ka bërë të gjitha gjeneratave që të rreshtohen në atë rezistencë të madhe të popullit për të drejtën për të jetuar të lirë.

 

“Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret në qëllimin final -  që të jetojmë të bashkuar, të lirë dhe të barabartë”, shtoi kryetari Haziri.​

Kthehu mbrapa

Shto koment