Haziri prit një delegacion nga SHBA, të interesuar për investime në Gjilan

22.09.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri priti, sot një delegacion të biznesit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me të cilët ishte takuar në vizitën e fundit në SHBA.

 

 

 

Si rezultat i vizites se Hazirit në SHBA në muajin korrik, kompania amerikane e njohur ndërkombetarisht për produkte të mbrojtjes ka ardhur sot në Gjilan për të vazhduar procesin e bashkëpunimin dëri në realizimin projektit që do të krijonte dhjetëra vende pune.

 

“Gjilani është i hapur dhe i mirëpret bashkëpunimet dhe investimet e jashtme. Ne si Komunë do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në këtë proces, veçanërisht kur është në pyetje një kompani amerikane serioze dhe me reputacion ndërkombëtar”, ka thënë Haziri.

 

Nga ana tjetër, pronarja e kompanisë në fjalë, znj. Becky, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, znj. Eronida dhe z. Bislimi, ka thënë se “interesimi im për të punuar këtu është për t’ju ndihmuar njerëzve të Kosovës duke krijuar vende pune, veçanërisht për gratë”.

 

Në fund, Faton Bislimi e falënderoi kryetarin Haziri për mikpritjen dhe ofertën e hapur të bashkëpunimit për të bërë Gjilanin një vend favorit të investimeve të huaja, e veçanërisht atyre amerikane.

 

“Edhe unë edhe pronarët e kompanisë amerikane jemi të lumtur që sot po e vazhdojmë procesin e bashkëpunimit në fushën e krijimit të vendeve të punës. Asgjë më shumë se zhvillimi ekonomik nuk e ndihmon Gjlanin dhe Kosovën. Asgjë më shumë se lidhjet dhe miqësitë ndërkombetare nuk na ndihmojnë në këtë drejtim. Si rezultat i këtij angazhimi, jam ë lumtur që sot kryetarit Haziri ia dorëzova edhe ftesen zyrtare për të marrë pjesë në Konferencën e radhës Ndërkombëtare të ICMA-së në Seattle, SHBA”, është shprehur Bislimi.

 

Konferenca e 102-të Ndërkombëtare e ICMA-se (International City Management Association), me temë mbi zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimit në mes qyteteve në këtë drejtim, do të mbahet në fund të Shtatorit 2015 në Seattle, WA, SHBA.

Kthehu mbrapa

Shto koment