Haziri numëron sukseset në fushën e arsimit

25.04.2015 (komentet: 0)

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social facebook për t’i numëruar sukseset në fushën e arsimit brenda javës, duke i numëruar kështu sukseset e nxënësve në disa gara, investimet në shkolla, shënimin e ditëve ët caktuara.

“Brenda javës nxënësit e shkollave të Gjilanit shënuan suksese të jashtëzakonshme në disa gara, për çka dëshiroj t’i uroj ata, arsimtarët dhe prindërit. U mbajt me sukses Olimpiada e XX-të e matematikës, nxënësit e shkollës fillore të Dobërqanit fituan vendin e parë në lëndën e kimisë në nivel vendi, 40 nxënës gjilanas janë kualifikuar për vendet e para në gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë, sikurse që morëm lëvdata për përgatitjen teknike për testin ndërkombëtar “Pisa 2015”. Ndërsa sot përuruam investimet në rregullimin e oborrit dhe terrenit sportiv në shkollën fillore “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm, sikurse që shënuam edhe “Ditët e Shkollave” në Përlepnicë e Malishevë, në shkollën fillore "Abaz Ajeti"…Pa e harruar, gjatë javës shënuam 16-vjetorin e rënies së dëshmorëve në Betejen e lavdishme të Zhegocit. Viti 2015 për Gjilanin është vit i sukseseve në të gjitha resoret, i përkujtimit, i sakrificës, i dhimbjes e i krenarisë, meqë po e shënojmë edhe 70-vjetorin e masakrës së madhe të Gjilanit! LH,/2L-online/

Kthehu mbrapa

Shto koment