Haziri: Nuk shkojmë në listë të përbashkët zgjedhore me PDK-në

22.01.2016 (komentet: 0)

Ibrahim Rugova ka qenë i veçantë me artikulimin politik me të cilin i ka udhëhequr qytetarët politikisht.

“Kosova nuk mundet me qenë e njëjtë si me Rugovën si pa Rugovën, Kosova është ndryshe tash”, tha Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së.

Duke thënë se mungesa e Rugovës po vërehet në politikën kosovare, ai e përmendi termin- neurugovizem, ku tha se është ideologji që duhet të vlerësohet të gjitha vlerat të cilat i ka lanë Rugova.

“Ka qenë ai që i ka gjeneruar partitë politike në Kosovë, ka dashtë ta bëjë Kosovën e bashkuar, demokratike me pluralizëm”.

“Të njëjtën situatë e ka pasë Rugova në vitin 2002, ku e kanë bllokuar zgjedhjen e tij President”, kujtoj Haziri, duke folur lidhur me bllokimin politik në vend.

“Dialogu është mjeti i vetëm që e nxjerr Kosovën nga kjo gjendje politike, e dialogu ka me qenë edhe opsioni i vetëm i LDK-së si sot edhe nesër”, sqaroi Haziri në emisionin Rrokum Roll në televizionin Rrokum.

E Haziri i demantoi lajmet se LDK e PDK mundet me shku me një listë në zgjedhje.

“Ne jemi dy parti që historikisht kemi pas rivalitet në vend, por po e theksoj se kjo nuk do të thotë armiqësi”.

“S’kemi ndërmend me thy kalendarin zgjedhor. Deri sa t’ec”, tha Haziri për koalicionin PDK-LDK.

Ndërkaq për ultimatumin e radhës që i dha opozita qeverisë, Haziri tha se pos protestave si presion për dorëheqje, opozita duhet me shfrytëzua edhe dialogun për dalje nga kriza.

"Afati për zgjedhjen e Presidentit duhet te respektohet", tha Haziri duke shtuar se janë gjithsej 33 deputet te LDK-së që do të marrin pjese ne zgjedhjen e Thaçit president.

Kthehu mbrapa

Shto koment