Haziri: Nuk do ta përsëris gabimin

05.12.2013 (komentet: 0)

Kryetari i ri i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka siguruar gjilanasit se nuk do ta përsëris gabimin e bërë në vitin 2005, kur e la karrigen e të parit të Komunës për t’u bërë Ministër i Pushtetit Lokal.

Haziri: Nuk do ta përsëris gabimin

Haziri: Nuk do ta përsëris gabimin

 

Në emision “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, Haziri ka folur edhe për shaminë, duke thënë se kjo çështje duhet të rregullohet në mënyrë ligjore.

Siç transmeton Koha.net, Haziri ka mbrojtur edhe vendimet që kishte marrë për decentralizmin e Anamoravës derisa kishte udhëhequr Ministrinë e Pushtetit Lokal, për çka ka thënë se ky vendim ishte bërë për pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, duke e quajtur regres punën e paraardhësit të tij, ka premtuar se do ta ndryshojë qytetin.

Haziri ka komentuar edhe rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura lokale dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë më LDK-në.

Kthehu mbrapa

Shto koment