Haziri: Nëntë muajt e qeverisjes 2015, me sfida e progres

20.10.2015 (komentet: 0)

 

 Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, për të diskutuar për nëntë mujorin e punës së vitit 2015.

 

Në takim, kryetari Haziri, pasi ka dëgjuar raportimet e të gjithë drejtorëve, ka konkluduar se nëntë muajt e qeverisjes së tij gjatë këtij viti ishin plot sfida, por që tha se e gëzon fakti që ka progres në shumë fusha, duke shtuar se ka vazhduar qeverisjen me dyer të hapura, duar të pastra dhe me një dietë të ashpër sa u përket shpenzimeve.

Prej sukseseve më të mëdha gjatë nëntë mujorit të punës është vlerësuar ndërtimi 17-të shtëpive për familjet që kanë probleme me banim.

Kryetari Haziri tha se do të vazhdohet me këtë ritëm, derisa siç tha, “t’i nxjerrim të gjitha familjet nga gjendja e rëndë e banimit”.

Te sektori i arsimit, u tha se ka progres sa i përket ngritjes së cilësisë, e që e dëshmon edhe suksesi i nxënësve gjilanas, që gati në të gjitha garat janë kthyer me vendin e parë, të dytë ose të tretë.

Ndërkohë, mbi 200 mijë euro janë inkasuar më shumë krahasuar me vitin e kaluar nga lejet e ndërtimit në kuadër të urbanizmit, pastaj është filluar me hapjen e rrugëve në “Fiadanishte” për të vazhduar me “Monteeth” e “Livadhet e Arapit”.

Në këtë mbledhje u vlerësuan reformat në administratë, rritja e cilësisë së shërbimeve përmes avantazheve të teknologjinë infiomative, rritja e performancës, implementimi i projektit “Telework” etj.  

Gjatë kësaj mbledhjeje të kryetarit Haziri me drejtorët komunalë, është vlerësuar suksesi në implementimin e katërshes së prioriteteve, ku po vazhdohet me heqjen e lloçit dhe vadave gjithandej territorit të komunës së Gjilanit.

Poashtu, janë përmendur edhe sukseset në sektorin e bujqësisë, bie fjala për rritjen e subvencioneve, dhënia e mekanizimit bujqësor, ndërtimi i rrugëve të arave, ndërkaq u paralajmërua se këto ditë pritet të fillojë shpërndarja e farës së grurit. Në mbledhje janë përmendur sukeset në shëndetësi, kadastër e gjeodezi, kulturë, rini e sport etj.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, paralajmëroi se tre muajt e fundit të këtij viti do të jenë edhe më dinamik në realizimin e projekteve për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

Ndryshe, raporti i kryetarit Haziri për nëntë mujorin e punës do t’i dorëzohet me shkrim asambleistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në seancën e radhës.

Kthehu mbrapa

Shto koment