Haziri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me platformen për promovimin e mësimit në distance

14.07.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje me platformën inovative, Albanian Massive Open Online Courses (ALMOOC) e cila fuqizohet nga EDUonGo me seli nga shteti i Washinton-it në SHBA, me qëllim që të kontribuojë në stimulimin e mësimit dhe përvetësimin e lëndës së programimit dhe lëndëve shkencore tek nxënësit dhe shkollarët e të gjitha niveleve në Komunë.

 

 

Kryetari Haziri dhe CeO i EDUonGo njëherit dhe drejtues i platforms ALMOOC, Ridvan Aliu, firmosën këtë marrëveshje me synim të nxisin në masë sa më të madhe mësimin e programimit dhe të lendeve shkencore si,matematikë, fizikë, kimi dhe gjuhë angleze, për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Gjilanit.

 

Kryetari Haziri tha me këtë rast se Komuna e Gjilanit ndërmori hapin e parë në ofrimin e mundësisë së përdorimit të burimit alternativ almooc.com për nxënësit, studentët dhe të gjithë te interesuarve gjilanas.

 

Palët nënshkruese të këtij Memorandum Mirekuptimi u zotuan të stimulojnë mësimnxënien dhe ndermarrësine tek të rinjtë për të përgaditur të rinjtë që në një të ardhme të mundësohet veprimi i tyre në një qendër innovative.

 

“Jam tejet i kënaqur me cilësinë e mësimit që platforma almooc sot sjell në Komunën e Gjilanit, me mundësinë që bashkëpunimit që nxënësit gjilanas do ta kenë me komunitetin e gjerë të almooc-ut. Nuk kam pikën e dyshimit që almooc do të ketë ndikim të madh në përgatitjen sa më profesionale të nxënësve tanë dhe do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës në fushën e shkencës dhe teknologjisë”, tha me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

 

Nga ana e tij, Ridvan Aliu, drejtor ekzekutiv i Almooc, u shpreh se memorandumi i firmosur me kryetarin Haziri shënon fillimin e partneritetit afatgjatë nga i cili perfitojnë të gjithë nxënësit e Komunës./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment