Haziri: Ne ishim gjeneratë e idealit për Republikë dhe shtetin, ndërsa sot rinia është gjeneratë Evropiane dhe e integrimeve

16.06.2016 (komentet: 0)

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, sot për sektorët nga fusha e arsimit, shëndetësisë dhe rinisë, janë ndarë mirënjohje për nxënës, mësimdhënës, punëtorët shëndetësor, përfaqësuesit e rinisë, studentë etj., si formë e falënderimit për sukseset e shumta të sjellura në Gjilan dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve në përgjithësi.

 

 

Gjatë ndarjes së mirënjohjeve, kryetari Haziri, ka thënë se Dita e Çlirimit të Gjilanit, është kjo ditë të cilën të gjithë ne që ishim dikur gjenerata e Republikës dhe formimit të shtetit e këmi pritur që ta manifestojmë me suksese dhe rrugë të qartë drejt ndërtimit dhe zhvillimit.

 

“Të rinjtë e shumtë të Gjilanit, nga fusha e arsimit, respektivisht nxënësit dhe studentët tanë, kanë shënuar rezultate të shumta dhe sot ndjehemi krenar me sukseset e tyre në të gjitha lëmitë. Nxënësit, studentët dhe të rinjtë tanë në përgjithësi, janë ata që qytetit tonë po i sjellin rezultate të mëdha duke i hapur rrugët e tyre të konkurrencës si në aspektin republikan, poashtu edhe në atë regjional e ndërkombëtar”, ka thënë kryetari Haziri, duke falënderuar të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit për punën dhe angazhimin që po tregojnë vazhdimisht në mbështetjen e fëmijëve.

 

“Edhe aspekti shëndetësor dhe kujdesi i vazhdueshëm për pacientët të cilët kërkojnë ndihmën e mjekut dhe institucioneve, është një meritë e madhe e misionit human të mantelbardhëve, që mjekët tanë kanë treguar gjatë gjithë mbamendjes sonë. Si gjeneratë e Republikës përherë kishim ideal, formimin e shtetit, ndërsa rinia sot, do të jetë gjenerata evropiane e integrimit dhe zhvillimit të vërtetë të vendit”, ka thënë kryetari Haziri.

 

Gjatë fjalës së tij, kryetari Lutfi Haziri, ka potencuar se gjithë ky organizim i sotëm dhe sukseset një vjeçare të bëra në Gjilan, do të ishin pa kuptim sikur të mos gjunjëzohemi dhe përulemi përherë para veprës së madhe dhe sakrificës së shumë heronjëve, dëshmorëve dhe të rënëve të shumtë në rrugën e gjatë e të vështirë për liri.

 

Me fjalën e tyre falënderimi për punën e stafit të tyre, janë paraqitur Drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, ai Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, dhe përgjegjësi i Njësisë për Rini, Genc Mustafa, duke falënderuar njëkohësisht edhe kryetarin e Komunës për mbështetjen në këto arritjen e këtyre rezultateve,  thuhet në komunikatën për media nga Zyra për Informim e komunës.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment