Haziri nderon me mirënjohje komandantin e ekipit të KFOR-it turk, Emrah Yildirim

22.09.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e ekipit të KFOR-it turk në Gjilan, Emrah Yildirim, i cili e ka përfunduar misionin në Gjilan, ndërsa në takim ka qenë prezent edhe komandanti i ri i këtij ekipi, Mehmet Kapllan.

Kryetari Haziri i ka dhënë mirënjohje z. Yildirim për shërbim në sigurinë e qytetarëve të Gjilanit në kuadër të misionit në NATO/KFOR, ndërkaq është zotuar se do të vazhdoj bashkëpunim e mirë edhe me komandantin e ri z. Kapllan.

 

Komandanti në shkuarje i ekipit të KFOR-it turk në Gjilan, Emrah Yildirim, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë që ka treguar në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Gjilanit.

 

Edhe komandanti i ri i ekipit të KFOR-it turk në Gjilan, Mehmet Kapllan, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin për bashkëpunim të mirë mes Komunës dhe KFOR-it turk

Kthehu mbrapa

Shto koment