Haziri ndan shpërblimet për fituesit e Europan Kosova për planifikimin urban të Gjilanit

25.04.2014 (komentet: 0)

Organizata Europan Kosova në bashkëpunim me Organizatën Europan Europe, e cila është bienale ndërkombëtare e dizajnit urban, përmes përfaqësuesve të tyre, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku kanë paraqitur prezantimet e tyre për planifikimin urban dhe arkitektonik.

Fillimisht është hapur akspozita me projektet e konkursit Europan12 në Galerinë e qytetit, ndërsa më pas është bërë edhe prezantimi i projekteve fituese nga ana e dy grupeve të profesionistëve të rinj: “Studio Lunar” dhe “Architecture.

Prezantimet e fituesve të këtyre projekteve ishin kryesisht për zhvillimin e qendrës së qytetit, me theks të veçant, siç u quajt, boshti kurrizor urban për të krijuar hapësira më të mira qytetarët , për ta sjellë Gjilanin në një nivel tjetër të avancuar urbanistik.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mirëpritur fituesit e këtyre projekteve, të cilët shoqëroheshin nga profesori Ilir Gjinolli, ua ndau shpërblimet, ndërsa tha se është impresionuar nga prezantimet e tyre urbanistike për Gjilanin.

“Është një nderë i madh qe jeni sot këtu në Gjilan. Dua ta theksoj që ishte një mëngjes fantastik për mua sot duke parë prezantimet e juaja për Gjilanin. Me prof. Ilir Gjinollin kemi diskutuar javë më parë dhe ishim duke i pritur me padurim propozimet e juaja. Më keni impresionuar shumë duke pasur parasysh që në duhet të rizhvillojmë infrastrukturën tonë”, është shprehur kryetari Haziri.

Haziri theksoi se jemi duke e diskutuar që kazermën e FSK-së ta zhvendosim në periferi dhe një pjesë t’ia dedikojmë kampit studentor .

Kthehu mbrapa

Shto koment