Haziri merr pjesë në vënien e gurthemelit të Xhamisë në Kishnapole

05.07.2014 (komentet: 0)

Prikaz slikovne datoteke kishnapole.jpg

 Është vënë sot gurëthemeli i Xhamisë në fshatin Kishnapole, që do t’i shërbej edhe fshatrave përrreth - Sllakovcit e Gadishit.Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Sylejman Osmani si dhe banorët e kësaj ane.

 

Në fjalën e rastit, kryetari Lutfi Haziri falënderoi banorët për iniciativën e ndërrmarrë për ta ndërtuar këtë shtëpi të Zotit, duke premtuar edhe ndihmën e Komunës me të gjitha mundësitë.

“Faleminderit banorëve të Kishnapoles, Sllakovcit, Gadishit dhe rolit të Bashkësisë Islame, me në krye Sylejman Osmanin. Jam i nderuar që në këtë ditë të shënuar për ju, jemi bashkëpjesëmarrës të kësaj dite madhështore, këtij akti madhështor që pas ndërtimit të shkollës, rrugës dhe infrastrukturës tjetër, natyrisht banorët kanë shumë nevojë, në vecanti të kësaj ane që e lidhë Gjilanin me komunat tjera. Ne do të mundohemi që t’ju ndihmojmë dhe të jemi përkrah jush që ta ndërtojmë bashkërisht këtë Xhami dhe besojmë që shumë shpejt do të vijmë ta inaugurojmë dhe ta falim namazin këtu.  Lutem që të shpërbleheni të gjithë”, tha kryetari Haziri.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, tha se me gjithë mundin e banorëve që e kanë marrë iniciativën, kjo Xhami shumë shpejt do të ndërtohet duke e lutur Zotin që të gjithë të bëhen hisenik të ndërtimit të saj.

Në emër të banorëve të fshatit ka folur Ramadan Mehmeti, i cili shprehu gëzimin për po ndërtohet kjo Xhami me bashkimin e forcave të të gjithëve, për t’i shërbyer banorëve të kësaj ane.

Kthehu mbrapa

Shto koment