Haziri merr pjesë në ceremoninë e certifikimit të studentëve ndërkombëtar

22.08.2014 (komentet: 0)

 Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka marrë pjesë mbrëmë në ceremoninë e certifikimit të studentëve ndërkombëtar në kuadër të Programit Ballkanik të Paqes në mes Universitetit nga Alberta-Kanada dhe Universitetit Kadri Zeka, që është organizuar nga Faton Bislimi.

 

Në fjalën e tij, kryetari Haziri ka lavdëruar punën e z. Bislimi, i cili ka ndikuar që të mbahet Universitetit veror dhe studentët e shumtë nga Kanada të marrin dhe të shkëmbejnë përvoja, të njihen me Gjilan, si Komuna kryesore e Anamoravës.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për ju që të mësoni dhe të shkëmbeni përvojat me studentët nga Gjilani si dhe e keni mundësinë shumë të mirë që të njiheni me këtë pjesë të Anamoravës, për kulturën dhe traditat tona. Ju uroj shumë suksese edhe në të ardhmen”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Në shenjë respekti, kryetari Haziri u ka ndarë nga një libër të historikut të Gjilanit të gjithë studentëve ndërkombëtar që janë certifikuar.

Kthehu mbrapa

Shto koment