Haziri: Mërgata ka merita të papërshkrueshme në shtetësinë dhe ndërtimin e Kosovës

10.08.2016 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të muajit të mërgimtarëve, ka pritur sot në një takim deputeten shqiptare, Naile Azizi, nga Komuna Gislaved e Suedisë të cilët kanë biseduar lidhur me zhvillimet në Gjilan dhe Kosovë por edhe për trajtimin dhe gjendjen e shqiptarëve në mërgatë e konkretisht në Suedi.

 

 

Kryetari Haziri, në këtë takim ka potencuar se meritat që i kanë mërgimtarët në përgjithsi për pozitën gjithnjë e më të mirë të vendin sot, e veçanërisht meritat që kanë mërgata nga Gjilani, janë shumë të mëdha, ndaj, “për këtë Komuna e Gjilanit ka shpallur muajin e mërgimtarëve, që do të jetë gjithnjë gjatë kohës së pushimeve si muaj në të cilin janë përgatitur dhe do të përgatiten aktivitete të shumta kulturore, sportive, por edhe argëtuese dhe rekreative, me qëllim të plotësimit sadopak të mallit për vendlindjen” ka thënë në fjalën e tij i pari i Gjilanit Lutfi Haziri.

 

Ai më tej ka thënë se të gjitha shërbimet në Komunë janë në funksion të mërgimtarëve, në mënyrë që ata të marrin shërbime të shpejta, në Administratën Komunale, duke mos humbur kohë të gjatë para sporteleve, sepse edhe ashtu koha e lirë e tyre është e limituar dhe shumë e vlefshme.

 

Ndërsa, deputetja Azizi, ka informuar kryetarin për gjendjen e shqiptarëve në Suedi, me theks të veçantë integrimin në shoqëri që tashmë prej vitesh është i tejkaluar dhe sot atje fëmijët shqiptarë, të rinjtë në përgjithësi kanë jetën e njëjtë sikur të komunitetit suedez.

 

“Atje të rinjtë janë duke shënuar suksese në të gjitha fushat. Sot në Suedi ka shqiptarë nga Kosova me një numër të konsiderueshëm dhe nga gjenerata e punëtorëve të krahut që ishte në fillet e mërgatës, tani gjendja ka ndryshuar dhe kemi udhëheqës bizneseve, mjek, profesor, inxhinier dhe profesionist të fushave të ndryshme e të shumta”, ka thënë ajo duke shtuar se gjendja dhe trajtimi që bëhet nga shteti i Suedisë është i barabartë karshi edhe të gjitha etnive tjera që jetojnë në Sued

Kthehu mbrapa

Shto koment