Haziri: Me investimet në infrastrukturë, “Lagja së Vishnjeve” më nuk është lagje e harruar

06.11.2015 (komentet: 0)

Displaying lagja e vishnjeve.jpg

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot punimet në realizimin e kanalizimit në “Lagjen e Vishnjeve”, i cili ka një gjatësi prej 1700 metrash dhe me kosto afro 40 mijë euro.

 

 

Kryetari Haziri tha se ndërtimi i rrjetit kryesor të kanalizimit në këtë lagje ka qenë shumë i domosdoshëm për banorët e kësaj lagjeje, e cila sipas tij ka qenë lagje e anashkaluar nga të tjerët.

 

“Tashmë e filluam këtë projekt të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në “Lagjen e Vishnjeve”, projekt ky tejet i rëndësishëm për këta banorë. Punimet pritet të përfundojnë brenda afatit optimal dhe përfundimisht kjo lagje më nuk është e harruar dhe e anashkaluar. Në këtë lagje e kemi rregulluar edhe ndriçimin, sikurse që të gjitha rrugët janë trajtuar me zhavor dhe pritet edhe asfaltimi i tyre”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.  

 

Për rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe banori i lagjes, Demush Vokshi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri, që siç tha, “po i mban premtimet për investime që i ka dhënë në këtë lagje, në fushatën elektorale dhe po na e bënë jetën të dinjitetshme”.​

 

Kthehu mbrapa

Shto koment