Haziri: LDK në Anamoravë më unike se kurrë për zgjedhjet e 22 tetorit

28.08.2017 (komentet: 0)

 

Qyteti i Gjilanit ka qenë nikoqir i takimit të kryetarëve të degëve të LDK-së në Anamoravë, përkatësisht Lutfi Haziri – Gjilan, Shaip Surdulli – Kamenicë, Sokol Haliti – Viti dhe Bajrush Ymeri – Artanë.

 

 

Qëllimi i takimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet e 22 tetorit. Me këtë rast, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se degët e kësaj partie në Anamoravë janë unike në prag të zgjedhjeve lokale.

“LDK hyn në Anamoravë në këto zgjedhje më unike se kurrë. Ne jemi në vlug të përgatitjeve dhe me kolegët e mi të komunave fqinje u dakorduam që të nisim takimet në lagje e fshatra për të marrë qëndrimet e qytetarëve dhe për t’i ikorporuar në programet tona për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Gjilanasit dhe vitiasit tashmë kanë konfirmuar mbështetjen e fuqishme për vazhdimin e punëve të mëdha edhe për katër vitet e ardhshme, ndërsa LDK do ta marrë primatin edhe në Kamenicë e Artanë”, ka thënë nënkryetari Lutfi Haziri.

Në takim u tha se është tepër e rëndësishme që fitorja të shtrihet edhe në komunat tjera, pasi LDK ka dëshmuar se qeverisjen e bazon në qeverisjen me dyer të hapura, duar të pastra dhe transparencë.

“Ashtu qysh ia kemi kthyer dinjitetin gjilanasve dhe vitiasve, koha është që edhe qytetarët e Kaminicës dhe Artanës të jetojnë dinjitetshëm”, ka thënë në fund Haziri.

Katër kandidatët e LDK-së në Anamoravë u dakorduan që gjatë këtyre muajve t’i vazhdojnë takimet në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit.

Përndryshe, LDK e Anamoravës po i koordinon punët edhe me partnerët e saj, AKR, Lëvizja për Drejtësia dhe Alternativa

Kthehu mbrapa

Shto koment