Haziri krijon Task Forcë për borxhet komunale dhe tatimin në pronë

18.01.2014 (komentet: 0)

Gjilan – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me qëllim që ta funksionalizojë qeverisjen komunale ka paralajmëruar krijimin e dy task forcave të cilat do të merren me borxhet komunale dhe tatimin në pronë. Lutfi Haziri tashmë ka nisur të realizojë prioritetet e tija për ta arritur një qeverisje më efikase dhe më funksionale.


Haziri tha të premten se do të krijojë dy Task Forca që lidhen me borxhet komunale dhe tatimin në pronë.

Sipas tij e para ka të bëjë me çështjen e borxheve komunale ku tashmë janë dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe të financave.”Së pari do të punojmë në grumbullimin e borxheve dhe pastaj do t`i kryejmë edhe obligimet komunale” tha Haziri.

Kurse Task Forca e dytë sipas Hazirit ka të bëjë me tatimin në pronë. ”Në këtë sektor do të shikohet gjendja reale sepse jemi të interesuar që qytetarin ta garantojmë rreth vlerësimit dhe taksës reale të tatimit. Në këtë fushë hynë edhe rishikimi i gjobave ku në një afat optimal do të kemi edhe vlerësimin e drejtë rreth kësaj kategorie” tha Haziri.

Ndryshe, Haziri tha se të martën pret që të zgjidhet kryesuesi dhe organet tjera dhe tha se është në rrugë të mirë edhe sa i përket koalicioneve.”Me të gjithë jemi të hapur pos me PDK të cilën populli e qojë në opozitë. Nuk heqim dorë nga drejtoritë kryesore siç janë arsimi, ekonomia, bujqësia sepse ato edhe krijojnë programin tonë politikë i cili tashmë është shndërruar në program komunal” tha Haziri./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment