Haziri: Krenaria e Gjilanit e ka emrin Agim Ramadani

11.04.2014 (komentet: 0)

Haziri theksoi se Gjilani sot është krenar me Agim Ramadanin dhe që është sublimim i luftëtarit të Karadakut.

Nipi i dëshmorit Agim Ramadani, që është foshnje disamuajshe dhe që mban emrin e këtij kolosi të luftës për liri, ka bërë sot homazhe së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, para përmendores në qendër të qytetit.

 

 

Homazhet janë bërë për nderë të shënimit të 15 vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Ramadani në Betejën e Koshares, dhe të pranishëm ishin edhe bashkëluftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, si: Rrustem Berisha,  deputeti Anton Çuni etj., familjarë, shokë e miq të Agimit.

Kreu i Gjilanit tha se prezenca e Agimit të vogël tregon se Agim Ramadani ka luftuar për gjeneratat e ardhshme.

“Kjo është ajo që Agimi ka luftuar për gjeneratat e reja, gjeneratat e ardhshme. Agim i vogël, do të jetë trashëgues i asaj vlere, i asaj embleme të madhe të luftës për liri. Sigurisht që familja e tij e mban me krenari, por gjithë kjo zonë e Kosovës dhe e shqiptarisë do të jetë histori e shënuar me shkronja të arta, tha Haziri.

 

“Gjilan sot është krenar. Krenaria e ka emrin Agim Ramadani që është sublimim i luftëtarit të Karadakut, luftëtarit të Gjilanit dhe kësaj pjese të madhe të Kosovës. Lufta për Kosovë dhe për shqiptari ka qenë mision i tij. Fatkeqësisht gjysma e rrugës është realizuar. Krismat e luftës dhe liria e kërkuar për të gjithë, duhet të punohet që të realizohen. Amaneti i tyre është që të gjithë shqiptarët kudo që janë të jetojnë të lirë e të bashkuar dhe sot në Kosovën e lirë duhet të punojmë shumë që vërtetë ata të pushojnë qetë sepse sakrifica e madhe, gjaku i derdhur, thyerja e kufirit, mbeten simbolika më e madhe e tij, që Agimi dhe bashkëluftëtarët e Brigadës 138 dhe të gjithë bashkëluftëtarët e luftës çlirimtare, e kanë vulosur njëherë e përgjithmonë këtë ditë të bardhë në Kosovë dhe Gjilan”, pohoi Haziri.

“T’i pritësh shokët e Agimit me sfidat që po përballen nuk është e lehtë”

Më pas, kryetari Haziri me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe edhe te busti i Agim Ramadanit, në shkollën që e mban emrin e tij në Zhegër, për të vazhduar më pas me vizitë në familjen e tij.

Me këtë rast, bashkëshortja e Agimit, Shukria, është shprehur se e ka pasur të vështirë në ditën e sotme, por ia bëri më të lehtë nipi i saj, Agimi i vogël. Ajo tha se falë gjakut të dëshmorëve sot Kosova është e lirë.

“Është ndjenjë e veçantë sot. Nuk është vetëm dita e sotme që përkujtohet Agimi. Për mua përkujtohet në çdo moment, 365 ditë të vitit. Sot e kam pasur sa të vështirë, nga ngjarjet që kanë rrjedhë, aq më të lehtë ngaqë isha me nipin tim Agimin e vogël, i cili ma shëron çdo dhembje, i cili më jep gëzim çdo mëngjes. T’i pritësh shokët e Agimit me sfidat që po përballen nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të shkosh në Koshare dhe të mos gjesh as eshtrat. Por mbetemi me shpresë se një ditë do të bëhet më mirë. Faleminderit gjakut të tyre, dashurisë së tyre ndaj atdheut, nuk ishte vetëm Agimi im, por ishin edhe shumë Agima të tjerë, vajza e djemtë më të mirë që na erdhën nga të gjitha anët, me vetëm një qëllim: të fitonim lirinë për shqiptarët. Dhe atë qëllim e lanë me gjakun e tyre, me shpirtin e tyre të pastër dhe sot të politizohet e gjithë ajo luftë, për mua është tmerri më i madh”, tha zonja Ramadani.

“Pas rënies së Agimit pothuajse ishte betimi i dytë i ushtarëve aty ku u derdh gjaku i tij”

Në emër të bashkëluftëtarëve foli Rrustem Berisha, i cili tha se ne jemi shumë krenar që kemi pasur fatin ta kemi një hero, një strateg, një ushtarak sikurse ishte Agim Ramadani.

 “Është ndjenjë e përzier sepse emocionet janë të njejta sikur më herët. Por, çdo herë krenaria është gjithmonë më e madhe se sa dhimbja. Ne jemi shumë krenar që kemi pasur fatin ta kemi një hero, një strateg, një ushtarak sikurse ishte Agim Ramadani i cili, pothuajse gjithçka që lidhet me Kosharen, prej zanafillës së strukturës së Brigadës e deri në përfundim, lidhet me emrin e tij. E di se shumë luftëtarë edhe gjatë betejës kanë qenë të lidhur me Agimin, e edhe pas rënies së Agimit pothuajse ishte betimi i dytë i ushtarëve aty ku u derdh gjaku i tij”, ka thënë 

Kthehu mbrapa

Shto koment