Haziri: Kontributi i Ambasadës së Shqipërisë me ndikim për administratën e Komunës dhe zhvillimin në përgjithësi

05.11.2014 (komentet: 0)

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë,  Qemal Minxhozi, me të cilin kanë biseduar

 

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se vizita e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë është e një rëndësie të madhe për Komunën e Gjilanit dhe qytetarët e saj në fusha të ndryshme, në kuadër të zhvillimit në vend.

“Është vizita e dytë këtë vit e ambasadorit Minxhozi në Gjilan, që tregon inkurajim dhe mbështetje jashtëzakonisht të madhe për mua dhe administratën e Komunës së Gjilanit, por edhe qytetarët e Gjilanit. Me ambasadorin biseduam për zhvillimet në vend dhe në interes të zhvillimit dhe partneritetit të Komunës së Gjilanit e që është me shumë vlerë kontributi i Ambasadës së Shqipërisë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Ndërsa ambasadori Minxhozi me këtë rast ka thënë se vizita në Komunën e Gjilanit përherë janë me një emocion të veçantë, sepse është një Komunë me histori të treguar në të gjitha kohërat për vitalitetin e popullit të kësaj pjese të kombit shqiptarë.

“Ndjehem shumë mirë sa herë që vij në Komunën e Gjilanit, kur marrim parasysh historinë dhe kontributin e treguar në të gjitha kohërat për vitalitetin e popullit në këtë pjesë të kombit shqiptarë. Gjilani është i vendosur në një zonë shumë të bukur gjeografikisht. Me kryetarin Haziri, biseduam për situatën politike në vend, se si klasa politike duhet të bëjë ç’është e mundur, që situata e tanishme duhet të kapërcehet në të mirë të proceseve demokratike të Kosovës, në të mirë të gjitha reformave që janë ndërmarrë në Kosovë gjatë viteve që Kosova është një shtet i pavarur. Po ashtu nxita kryetarin Haziri edhe për procesin tepër interesant që ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar, me projektin e madh që Bashkimi Europian i ka besuar Komunës, e që është një nder i cili duhet të respektohet edhe me punë këmbëngulëse dhe duhet bërë ç’është e mundur që ky projekt ti hapë rrugën edhe projekteve të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin jo thjeshtë të Komunës së Gjilanit, por edhe të rajonit në përgjithësi. Po ashtu ne biseduam edhe për vazhdimin e projekteve në fushën e turizmit dhe i prezantova sot kryetarit Haziri edhe kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Sarandës që brenda muajit dhjetor një delegacion i Komunës së Gjilanit të vizitoj Komunën e Sarandës dhe Himarës për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ambasadori Minxhozi.

Kthehu mbrapa

Shto koment