Haziri kërkon nga historianët që t’i zbardhin faktet e të gjitha betejave të luftërave

27.01.2015 (komentet: 0)

 

Në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” është mbajtur sot në Gjilan tryeza e diskutimit lidhur me Betejën e lavdishme të UÇK-së, e zhvilluar në 27 janar të vitit 1999 në Pashtrik.

 

Në tryezë ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, eprorët: Abdulla Shasivari, Nehat Ibrahimi, Ahmet Alishani, Nexhmedin Kastrati, pastaj ushtarë e veteranë të luftës.

Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri tha se është i nderuar që në kuadër të “Flakës së Janarit” ta vendos në kalendar njërën nga betejat e lavdishme, që është ajo e Pashtrikut.

“Jam i nderuar që në kuadër të “Flakës së Janarit” ta vendos në kalendar njërën nga betejat, meqë për betejat tjera atë të Zhegocit në zonën tonë është folur dhe vazhdon të flitet, por tash gradualisht do t’i vendosim në kalendar të gjitha betejat, ku në mënyrë direkte apo indirekte eprorët ushtarak dhe veteranët e luftës dhe bashkëvendasit tanë kanë marrë pjesë”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar nga historianët që të punojnë më shumë  në zbardhjen e fakteve për të gjitha betejat e luftës, duke siguruar mbështetjen e Komunës.

“Jam ithar që të zbardhen faktet jo vetëm në luftën e fundit, pasi në 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit dhe kryengritjen më të madhe në ish-Jugosllavi, u pa që historianët kanë shkruar shumë pak. Historianët duhet të punojnë shumë dhe ju siguroj mbështetje të mjaftueshëm në mënyrë që të zbardhet roli, rëndësia dhe pjesëmarrja e njerëzve, autoriteteve dhe luftëtarëve në kontributin e madh që kanë dhënë për liri të vendit. Natyrisht që edhe kjo Betejë është ajo që, sic thotë komandanti Abdulla Shasivari, është “betejë pa viktima”, e që në luftëra moderne dhe në lufta të mëdha eprorët dhe strategët i planifikojnë të gjitha aktivitete që të ketë sa më pak viktima ose mos të ketë farë”, tha deklaruar kryetari Haziri.

Udhëheqësi i kësaj beteje Abdulla Shasivari ka thënë se kjo është një “Betejë pa viktima” në të cilën humbje ka pasur vetëm armiku, duke treguar për mobilizimin e përgatitjen në këtë cilën kanë marrë pjesë 250 veta.

“Suksesi i jonë në këtë betejë ishte i jashtëzakonshëm dhe i kalon kufijtë e suksesit të paraparë sipas artit ushtarak”, tha Shasivari.

Gjatë diskutimit është vlerësuar se Beteja e Pashtrikut është vlerësuar një margaritar i rrallë.

Kthehu mbrapa

Shto koment