Haziri: Janari u bë muaji më i rëndësishëm pas nëntorit, i cili lidhet sakrificën e dëshmorëve për lirinë e shqiptarëve

18.01.2016 (komentet: 0)

 

 Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot “Akademia e Flakës”, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2016” për të nderuar sakrificën e dëshmorëve për lirinë e shqiptarëve, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues nga jeta institucionale e kulturore, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të shumtë.

 

Në fjalën e rastit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se heronjtë, dëshmorët e martirët u bënë shembulli më i mirë i sakrificës, jo në familje e lagje e qytet, po kudo që jetojnë shqiptarët në trevat ektike.

“Gjilani për 25 vjet rresht në mënyrën e vet më të veçant të mundshme nderon të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë, për Republikën, për shqiptarët kudo që janë. Ata nuk luftuan për Gjilan e Anamoravë. Ata u kryengritën për të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë. Ata unë bënë shembulli më i mirë i sakrificës, jo në familje e lagje e qytet, por kudo që jetojnë shqiptarët në trevat ektike, gjithë ai mal i madh i mërgimtarëve anë e kënd botës që ishin pjesë e pandashme e përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Më lejoni t’i kujtoj me këtë rast me përulje heronjtë e dëshmorët e Gjilanit e Anamoravës që nga Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Zija Shemsiu, Reshat Ymeri, Halim Orana, Agim Ramadani dhe të gjithë dëshmorët tjerë”, tha Haziri.

 

Haziri ka kërkuar drejtësi për Kadri Zekën e vëllezërit Gërvalla sepse, siç tha, duke qenë heronjë dhe emblemë, ata e meritojnë dhe ne e meritojmë që të dihet saktësisht kush qëndroi prapa këtyre vrasjeve mizore.

 

“Ky 17 janar i ftohtë i shënon me ngjyra të kuqe, ngjyrën e gjakut, rënien heroike të Kadri Zekës. Ju familje të dëshmorëve, mbi të gjitha sot jeni krenarë, jeni të fortë dhe jeni përballë kësaj situate që vendi ynë kërkon edhe më tutje të lutfojë për lirinë e plotë. Sot, mbi tri dekada ne presim drejtësi e cila akoma nuk ka folur. Ne kërkojmë drejtësi për Kadri Zekën e vëllezërit Gërvalla sepse duke qenë heronjë dhe emblemë, ata e meritojnë dhe ne e meritojmë që të dihet sakt kush qëndroi prapa këtyre vrasjeve mizore. Janari i madh e i përgjakshëm u bë muaji më i rëndësishëm pas nëntorit, i cili lidhet me lirinë e shqiptarëve”, ka shtuar kryetari i Gjilanit.

Ai theksoi se dëshmorët na mësuan të mos e pranojnë padrejtësinë, të mos frikohemi të rezistojmë e të luftojmë për të drejta, liri e unitet.

 

“Ne shqiptarët ende nuk e kemi lirinë e plotë. Ne shqiptarët ende nuk jemi bashkë në Ballkan dhe në Europë duhet të hyjnë të bashkuar në një komb i cili është amaneti më i madh i dëshmorëve”, u shpreh Haziri.

 

Një fjalë rasti pati edhe doajeni i veprimtarisë kulturore dhe gazetarisë, Hasan Bunjaku, i cili vlerësoi se pas rënies së dëshmorëve lindi ideja e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit”, duke shtuar se në kohën e paraluftës janë përballur me shumë sakrifica e probleme për të organizuar këtë manifestim,  i cili po vazhdon edhe pas 25 vjetëve me krenari.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment