Haziri i ofron mbështetje të plotë QKMF-së për shërbime sa më cilësore ndaj qytetarëve

29.04.2015 (komentet: 0)

Displaying QKMF 2.JPG

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku është pritur nga drejtori i Fejzulla Berisha dhe stafi i tij, si dhe u.d. drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Muhamet Kastrati.

 

Drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe përkrahjen e dhënë për QKMF-në, duke e njoftuar për mbarëvajtjen e punëve aty lidhur me shërbimet që ofrojnë ndaj qytetarëve, sikurse edhe për renovimet që janë bërë në disa qendra.

“Me ardhjen time në krye të këtij institucioni e kemi rinovuar QKMF-në në lagjen “Dardania”, atë në “Arbëri”, në “Dheun e Bardhë”, në Malishevë dhe Pogragjë. Po vazhdojmë me investime aty ku ka nevojë. Po u ofrojmë shërbime 24 orë në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj publikisht për përkrahjen e vazhdueshme që na keni dhënë për të qenë sa më funksional në shërbim sa më të mirë të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Berisha.

Kryetari Haziri ka rikonfirmuar para drejtuesve të këtij institucioni se i ka dhënë prioritet në qeverisjen e tij shtyllës së kujdesit primar, vetëm e vetëm që të përmirësohet dhe t’u dalin në ndihmë qytetarëve me të gjitha kapacitetet.

“Kontinuiteti po ruhet, po punohet dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara. E rëndësishme është që unë i kam dhënë prioritet kësaj shtylle të kujdesit primar. Bashkë me Ministrinë e Shëndetësinë po mundohemi që t’i rrisim kapacitetet dhe investimet në mënyrë që të mbulohet i tërë territori i komunës së Gjilanit me shërbime cilësore edhe në vendbanimet e largëta. Duhet të mbulohet mirë ky sektor sepse e dimë që kemi raste të rënda që duhet të vizitohen edhe nëpër shtëpi të tyre. Prandaj, po ua konfirmoj mbështetjen time të plotë”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjithashtu, kryetari Haziri ka vizituar të gjitha sektorët e QKMF-së duke parë nga afër punën e madhe që po bëhet aty nga stafi i mjekëve dhe infermierëve.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment