Haziri i hapur me të rinjtë

17.03.2014 (komentet: 0)

Një debat i hapur i të rinjve gjilanas me kreun e komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin, që shoqërohej edhe nga u. d. i drejtori i Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport, Bujar Haziri, ka nxjerrë në pah nevojën e një komunikimi të tillë direkt, pasi janë nxjerrë në sipërfaqe plotë probleme me të cilat ballafaqohen të rinjtë ndërsa përgjigjet janë marrë drejtpërdrejt nga njeriu i parë komunës gjë që e ka bërë këtë komunikim më të domosdoshëm.

 

Përndryshe, nga organizatori i këtij Debati Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN -KCIC) u tha se është lansuar që sa kohë edhe një platformë  merrëpjesë.org  përmes të cilës krijohet një urë komunikimi mes të rinjve dhe institucionit ndërsa ky debat ka për qëllim të trajtojë edhe temën që ndërlidhet me pjesëmarrjen  e të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Ndërsa, Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, ka premtuar zgjerimin e mundësive për pjesëmarrjen e të rinjve të kësaj komune në vendimmarrje dhe proceset tjera të rëndësishme që zhvillohen në nivelin lokal të qeverisjes, ku ata ishin margjinalizuar nga qeverisja e kaluar.

 

“Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje, ishte reduktuar në 3 për qind, gjatë viteve të kaluara, gjë që është e papranueshme”, ka thënë Haziri, për të shtuar se të rinjtë do t`i kenë të gjitha dyert e hapura në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Duke folur tutje në ktë debat, Haziri ka thënë se bashkërisht do të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve e veçmas të të rinjve, që janë grup-mosha më e madhe dhe më e pa përfaqësuar në vendimmarrje.

Duke e nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të të rinjve në vendimmarrje, Haziri ka thënë se në këtë mënyrë ata bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe për më tepër, e madhështojnë punën e Kuvendit Komunal. “Pjesëmarrja juaj në procese siguron dhe garanton vendime më të mira e më të drejta”, ka thënë kryetari Haziri, i cili njihet për afërsinë e tij me të rinjtë.

 

Për më shumë, ai garantoi transparencë totale të institucioneve për të rinjtë, të cilët do t`i kenë të hapura të gjitha dyert e Komunës për pjesëmarrje në të gjitha proceset dhe për gjithçka tjetër që ndodh në Gjilan.

Ai i ka inkurajuar të rinjtë që të shfrytëzojnë edhe komunikimin nëpermjet intenetit, si mundësi për bashkëpunim dhe shprehje të interesave të tyre, ndërkohë që tha se lajm i mirë është se Gjilani do të bëhet me Shtëpinë e Rinisë, ndërkohë që edhe buxheti i veçantë për rini, do të ndahet gjatë këtij viti.


Ndryshe, Haziri edhe në bashkëbisedimin me të rinjtë, iu është përgjigjur në interesime konkrete të tyre.



Hekuran Aliu, zyrtar i KCIC-it, në emër të organizatorit të debatit, ka thënë se projekti ka për qëllim krijimin e sa më shumë urave të komunikimit të të rinjve me qeverisjen lokale, në mënyrë që ne t`i kuptojmë sa më të mirë të drejtat tona, ndërsa pushteti të jetë sa më i përgjegjshëm ndaj qytetarëve të vetë.

Në funksion të rritjes së komunikimit dhe përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, ne kemi krijuar edhe një platformë digjitale, ëëë.merrpjese.org përmes së cilës të rinjtë mund t`i shprehin interesimet e tyre, ka thënë Aliu.

Ndërsa, kur është hapur debati, të rinjtë e pranishëm kanë qenë jashtëzakonisht të lirë por edhe shumë të hapur në prezantimin e të gjitha problemeve dhe nevojave që i kanë, e me të cilat preokupohen duke kërkuar zgjidhje nga vet kreu i komunës.

Gentrit Murseli ka thënë se derisa sa të gjithë e përmendin arsimin si prioritet ka pas hapa konkret në këtë drejtim ndërsa është i interesuar të dijë se çfarë qasje do të ketë kreu i komunës që të rritet pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse., derisa Drilon Milazimi ka kërkuar ndihmën për t’u ndihmuar organizata rinore Këshilli i Nxënësve Gjilanas në aspektin e rregullimit juridik të organizatës, e Abetare Syla ka kërkuar të dijë për konceptin e kësaj qeverisje sa i përket transparencës dhe informatës në drejtim të ngritjes së pjesëmarrjes të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Arlinda Shala ka kërkuar laboratorë për shkolla, Xhemajl Zeneli, të rregullohet transporti për nxënës, derisa Leonard Miuftaraj, përfshirjen e drejtpërdrejt të të rinjve dhe në punë ne komiteteve. Po ashtu nga të rinj të tjerë pjesëmarrës në këtë debat, si

Flakron Rexhepaj, Suad Mujku, Manushaqe Latifi, Andi Rexhepi, Ilmi Hajdini, Avni Elezi, Xhejlane Mustafa e të tjerë , është kërkuar , siguri në shkollë, ndriçim të oborreve shkollore, terrene sportive, bursa për studentë, drejtime të nevojshme në Universiteti ne Gjilanit, rregullimin e ekskursioneve, zhvillim të jetës kulturore, punësim për persona me aftësi të kufizuar, e çështje të tjera me të cilat ndërlidhjet jeta e të rinjve.



E, kreu i komunës Lutfi Haziri ka thënë se asgjë nuk do të ndodh për të rinjtë pa u përfshirë vet ata. Për më tepër, ai ka thënë se ata do të jenë pjesë e çdo gjëje që ka të bëjë me ta duke përfshirë edhe përfaqësimin e tyre direkt në çështjet të ndryshme.



Ai ka kërkuar nga të rinjtë e shkollave që ti listojnë problemet me të cilat ballafaqohen për të nis bashkërisht ti zgjidhin, me premtimin se do të jetë përherë pran tyre dhe se asgjë që ka të bëjë për të rinjtë nuk do të ndërmerret pa qenë të përfshirë në mënyrë direkte vet të rinjtë.

Për më tepër, Haziri ka thënë se një ditë do ta ndajë që me Gjilanin të udhëheqin pikërisht të rinjtë duke lëshuar vendin për kryetarin, zëvendëskryetarin e komunës si dhe kryesuesin e kuvendit komunal dhe se në këtë ditë të rinjtë përveç që do të qeverisin me Gjilani do të kenë të drejtën e marrjes edhe të ndonjë vendim që ka të bëjë me ta, duke nënshkruar madje edhe një vendim që do të ketë kosto buxhetore sikurse që mund të nënshkruaj kryetari legjitim i komunës.

Krejt, kjo sipas Hazirit është dëshmi se kjo qeverisje do ti ketë në fokus të rinjtë, ndërkohë që edhe u.d i drejtorit të drejtorisë për rini, kulturë e Rini, Bujar Haziri iu është përgjigjur interesimit të të rinjve në pyetjet që kishin të bënin me përgjegjësinë që mbulon kjo drejtori, duke i ftuar madje ata të jenë pjesë e drejtpërdrejtë të programeve që mbulojnë sektorin e rinisë por edhe të kulturës e sportit pasi edhe aty janë të kyçur të rinjtë.

Kthehu mbrapa

Shto koment