Haziri fton qeverinë në detyrë që mos lejoj të nëpërkëmben asetet e Komunës

21.08.2014 (komentet: 0)

 

Gjilan, 21 gusht 2014 - Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në një konferencë për media, i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që të mos e lejoj të nëpërkëmben asetet e Komunës së Gjilanit.

 

“Në emër të Komunës së Gjilanit edhe njëherë konfirmoj përkushtimin dhe angazhimin tonë institucionale për të ruajtur asetet e Komunës. Kam kërkuar nga institucionet qeveritare që gjatë kësaj faze të tranzicionit dhe ndërtimit të qeverisë, të ndalet çdo lloj veprimi e aktiviteti që shkon me privatizim apo me proces të likuidimit në kuadër të procesit të privatizimit që Komuna e Gjilanit është goditur. Tash përveç çerdheve ku ne paguajmë qira, kanë filluar që edhe shtëpitë e kulturës në fshatra në vendbanime më të mëdha siç është Zhegra, Shillova, Përlepnica dhe vendbanimet tjera. Këto janë asetet që iu takojnë qytetarëve dhe AKP nuk ka asnjë të drejt dhe asnjë mandat që në këtë fazë të angazhohet që përmes procesit të privatizimit, në kohën kur nuk kemi asnjë lloj Bordi funksional dhe në kohën kur ekzekutivi i AKP-së është në burg shtëpiak, të merren me shitjen e aseteve. Kjo është e patolerueshme dhe si e tillë, dëshiroj publikisht ta ftoj qeverinë që detyrë që të mos lejoj që gjatë kësaj faze asetet e Komunës të nëpërkëmben”, ka thënë Haziri.

Në konferencën e organizuar me gazetarë, kryetari Haziri ka folur edhe për riformatimin e qeverisë komunale, duke thënë s e ky proces shumë shpejt do të ndodhë.

“Sa i përket angazhimeve konkrete në ndryshimet, ne po punojmë që si ekzekutiv t’i paraqesim ndryshimet në statutin e Komunës pran Komisionit që e ka themeluar Kuvendi Komunal, riorganizimi i zyrave te kryetari i Komunës dhe riorganizimi i shërbimit civil tek organi i ekzekutivit. Natyrisht, ajo që ne e kemi quajtur ri formatim është proces i padiskutueshëm dhe i pandalshëm. Do ta diskutojmë me të gjithë partnerët qeverisës. Ne, pavarësisht zhvillimeve në nivel qëndro, partneriteti ynë me parti politike që është vendosur në Gjilan do të ruhet në kuadër të parimeve. Angazhimi im është që edhe zyrat në kuadër të ekzekutivit të bashkohen, në kuptimin funksional të zvogëlohen dhe të bëhen më funksionale. Edhe drejtoritë, po ashtu, ka angazhimet serioze që të zvogëlohen në mënyrë që kostoja e shpenzimeve në administratë të shkoj në logjikën e uljes dhe të mos ndaljes apo të moslejimit që në asnjë mënyrë të kalohet nga rregullat e asaj që ne e kemi quajtur “dietë buxhetore”, tha Haziri.

 “Deri tash, ne kemi gjetur 12 zyre që kanë funksionuar në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës. Angazhimi jonë është që së bashku me Zyrën për Kosovën Lindore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të jenë nëntë Zyre që do të punojnë, do të jenë me statut të organizuara dhe po ashtu, të lidhura drejtpërdrejt me funksionin e ekzekutivit, me funksionin e drejtorive. Zyra Ligjore, Zyra e Personelit, Zyra për Komunitete dhe Kthim, Zyra për Qytetarë, Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të kenë lidhshmëri ditore të drejtpërdrejt në çdo sektor dhe drejtori në mënyrë që të mos ketë as dualizëm sikur që kemi tash brenda zyreve, brenda autoriteteve të caktuara dhe në mungesë të autoritetit vazhdimisht puna mbetet pa u realizuar, por të mos ketë asnjë lloj tendence në të ardhmen që të ketë konflikt kompetencash në mes të ushtrimit të këtyre detyrave. Deri më 25 të këtij muaji do t’ia paraqesim Komisionit të Kuvendit kërkesën tonë dhe propozimet tona për ndryshim, besojmë që në seancën e parë të shtatorit statuti i Komunës sipas nesh do të jetë i gatshëm që të kalojë në procesin e diskutimit dhe të vendimit në Kuvendin Komunal dhe pas saj do të fillojmë me implementim të provizioneve të caktuara të këtyre neneve, ndryshimeve në statut. Është e rëndësishme për mua që dëshiroj ta paralajmëroj se tash prej javës së ardhshme do të filloj një pjesë e lëvizjeve në zyre të ndodhë sepse ato nuk janë të lidhura me ndryshimet në statut. Sa i përket Zyrës në kuadër të kryetarit të Komunës, do të filloj të ndryshoj në mënyrë që të bashkohen zyret, sektorët, të shkrihen në një autoritet apo një zyre e cila mund të jetë më funksionale dhe në shërbim më të mirë të qytetarëve”, ka shtuar Haziri.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka paralajmëruar edhe mbajtjen e rock koncertit më 28 gusht, si përfundim i aktiviteteve të Komunës për muajin e mërgimtarëve, i cili do të organizohet nga rokerët e vjetër dhe rok bendet e vjetra të qytetit të Gjilanit.

Kthehu mbrapa

Shto koment