Haziri formon Komision për menaxhimin e thatësisë

25.02.2014 (komentet: 0)

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e parë e Bordit e drejtorëve, të cilët janë emëruar në pozitat përkatëse të shtunën.

 


Drejtorët e emëruar e njoftuan kryetarin Haziri për pranim-dorëzimin e rregullt të detyrave nga ushtruesit e deritanishëm të detyrave të drejtorëve, ndërsa theksuan se janë duke u marrë me riorganizimin e këtyre sektorëve për t’u zhvilluar puna në mënyrën sa më të mirë.

Kryetari Haziri me këtë rast e bëri publike se ka marrë vendim për formimin e një komisioni për përballimin e situatës emergjente të thatësisë nga të gjitha nivelet e Komunës. 

Komisioni formohet me këtë përbërje:

1.    Rexhep Kadriu – kryetar i komisionit
2.    Halit Rexhepi – nënkryetar i komisionit
3.    Fadil Kajtazi – zyrtar për vlerësimin e rrezikut në DMSH
4.    Ahmet Daku – inspektor për fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi tjera në DMSH
5.    Mumin Morina – drejtor teknik në kompaninë për menaxhimin e ujërave në “Hidromorava”
6.    Drita Kajtazi – Drejtoria e Shërbimeve Publike
7.    Sadri Sylejmani – Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari
8.    Bilall Dauti – Drejtoria e Inspeksionit
9.    Feriz Abazi – toger në Policinë e Kosovës

Vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L04, e në zbatimin e Planit për Vlerësimin e Rrezikut në Komunën e Gjilanit që bazën juridike e ka në Nenin 38, pika G, të Statutit të Komunës se Gjilanit.

Poashtu, kryetari Lutfi Haziri ka pasur takime të vazhdueshme gjatë javës që shkoi me Ministrinë e Ambientit për të ndihmuar në gjetjen e burimeve alternative të ujit të pijshëm në Gjilan. /2LONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment