Haziri feston me qytetarët

01.01.2014 (komentet: 0)

Gjilan - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka festuar Vitin e Ri 2014 në mesin e qindra qytetarëve të Gjilanit, para Teatrit të Qytetit.

“Urime të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit Vitin e Ri, me besim të madh që çdo familje, çdo qytetar të ketë lumturi, paqe, mirëqenie e begati në vitin 2014”, ka qenë mesazhi i urimit i kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. 

Më pas kryetari Haziri, ka vizituar institucionet që kujdestarojnë 24 orë: Policinë e Kosovës, Spitalin Regjional dhe Shërbimin e Zjarrfikësve.

Ai ua ka uruar Vitin e Ri 2014 këtyre institucioneve, duke iu dëshiruar punë të mbarë e të palodhshme, për të shtuar se puna juaj që bëni kujdestari 24 orë është punë fisnike e humane në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.

Ai ka inkurajuar këto institucione që të vazhdojnë të japin maksimumin në punën e tyre, përderisa ka konfirmuar bashkëpunimin e mirë që do ta kenë me Komunën e Gjilanit në të gjitha aspektet.

“Kam ardhur t’ju uroj Vitin e Ri dhe t’ju falënderoj për punën e madhe që po bëni në çdo kohë. Kur të tjerët festojnë, ju punoni. Prandaj, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në punën tuaj”, ka thënë, mes tjerash, kryetari Haziri./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment