Haziri falënderon qytetarët: Më keni bërë krenar me gatishmërinë tuaj për të ndihmuar njerëzit në nevojë

27.10.2014 (komentet: 0)

Komuna e Gjilanit informon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë se deponimi i mjeteve financiare në kuadër të Mbrëmjes Humanitare, për familjet në nevojë, me moton “Pak nga ne, shumë për ata”, mund të bëhet në Bankën Kombëtare Tregtare .

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri, falënderon të gjithë qytetarët anë e mbanë botës shqiptare për gatishmërinë e treguar për ndihmën e treguar për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Hairi ka informuar të gjithë ata se premtimi dhe grumbullimi i mjeteve financiare po vazhdon ende dhe publiku do të informohet në ditët në vijim për shumat e grumbulluara për këtë Fond.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni mbështetur dhe përqafuar thirrjen e Komunës së Gjilanit për të ndihmuar njerëzit që kanë problem kulmin mbi kokë. Me zotimin tuaj të treguar në natën e mbrëmjes humanitare për këtë qëllim, i cili po vazhdon ende, më keni bërë krenar sepse qëllimi ynë i përbashkët është krijimi i kushteve më të mira për qytetarët që kanë problem banimin dhe strehimin”, ka thënë Haziri, duke shtuar se Komuna e Gjilanit po i bënë evidentimin e të gjitha zotimeve të qytetarëve.

Për detajet e deponimit të mjeteve financiare ju lutem shihni të dhënat e sakta më poshtë:

Kthehu mbrapa

Shto koment