Haziri falënderon “Oti Group” që e solli një ‘copë sllovene’ në Gjilan

19.01.2016 (komentet: 0)

 

Gjilan, 19 janar 2016 – Në Gjilan është bërë sot inaugurimi i pompës së benzinës “Petrol Slovenia”, një bashkëinvestim mes bizneseve të Sllovenisë dhe Kosovës, ku ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, pronari i “Oti Group”, Nazmi Bytyqi, përfaqësuesi i kompanisë nga Sllvenia, sikurse edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

 

“Është e vërtetë që bashkëpunimi ekonopmik dhe raportet miqësore mes Sllovenisë dhe Kosovës janë të shtrira në të gjitha fushat, nuk kanë të bëjnë vetëm me ekonomi por, edhe kulturë, histori e politikë dhe këtu jemi që të mbështesim edhe më tutje këto procese. Kjo që bënë Petrol Slovenia është një partneritet dhe bashkëpuni mes kompanive sllovene dhe kosovare. Sllovenia është njëri nga shtetet që kanë investuar më së shumëti në Kosovë. Ju dëshiroj punë të mbarë”, ka thënë në fjalën e rastit ambasadori i Sllovenisë në Kosovë,  Miljan Majhen.

Kryetari Haziri ka thënë se hapja e kësaj pike në Gjilan është shumë e rëndësishme, meqë në këtë pompë benzine do të punojnë 30 punëtorë.

“Unë e di që planet biznesore të “Oti Group” kanë qenë që të shtrihen edhe në juglindje të Kosovës dhe është kënaqësi që në këtë magjistrale e ka një pikë shumë të rëndësishme të biznesit kjo kompani dhe partneri i tyre slloven. Sllovenia është njëri prej partnerëve strategjik që Kosova e ka. E falënderoj z. Bytyqi dhe z. Gërxhaliu që e ka sjellë një copë sllovene në Gjilan. I uroj të punësuarit e rinj këtu dhe besoj që familjet e tyre janë të lumtura”, u shpreh Haziri.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safer Gërxhaliu, tha se me inaugurimin e kësaj pompe të benzinës, po dëshmohet se vetëm bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi ekonomik mund të jenë gejneratorë të stabilitetit ekonomik dhe social dhe të shpejtoj proceset integruese.

Pronari i “Oti Group”, Nazmi Bytyqi, është shprehur të jetë shumë i lumtur që ka arritur ta hapë pikën e 11 në Gjilan, ku do të përfitojnë 30 familje gjilanase.

“Është kënaqë e madhe kur punon me parnerë strategjik siç janë sllovenët. Kjo është pika e 11 dhe ky është një gëzim shumë i madh. Në këtë pompë janë të punësuar 30 punëtorë dhe kjo është vërtetë punë e madhe. Nuk do të ndalemi vetëm me këtë pikë, por do të zgjerohemi akoma”, ka thënë Bytyqi.

Kthehu mbrapa

Shto koment